Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Konferenca Ndërkombëtare për Rimëkëmbjen e Ukrainës, Spiropali: Shqipëria e gatshme të ndihmojë Kievin deri në çlirimin e plotë

Shkruar nga Newsbomb
Konferenca Ndërkombëtare për Rimëkëmbjen e
Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Rimëkëmbjen e Ukrainës, të mbajtur ditën e sotme në Berlin.

Konferenca është bashkëorganizuar nga Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Gjatë fjalës së saj në bundestagun gjerman, Spiropali tha se Shqipëria është e gatshme që të kontribuojë në projektete e Rimëkëmbjes së Ukrainës për të ndihmuar ekonominë e saj, teksa bëri edhe një rikujtim të ndihmave që shteti shqiptar i ka dhënë Kievit gjatë kohës që po përballet me forcat e ushtrisë ruse.

Përpos ndihmës së deritanishme, Qeveria Shqiptare mbetet e gatshme që të kontribuojë në projektet e rimëkëmbjes së pasluftës për të ndihmuar ekonominë e Ukrainës, në koordinim me organizatat, aleatë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”,- tha Spiropali.

Gjithashtu, Spiropali theksoi se mbështetja ndaj Ukrainës duhet të vazhdojë dhe rikonfirmoi edhe njëherë gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar Kievin deri në çlirimin e plotë të vendit të tij.

Në përfundim të fjalës sime, dua të shpreh se ne besojmë fuqimisht se mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë dhe dëshiroj të ritheksoj qëndrimin e Shqipërisë e palëkundur ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe në mbështetje të popullit dhe qeverisë së Ukrainës deri në çlirimin e plotë”,- është shprehur Spiropali gjatë fjalimit të saj në Berlin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese