Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Konferenca Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional, ministrja Ibrahimaj: Shqipëria në dekadën e ardhshme do të ketë më shumë profesionistë

Shkruar nga Newsbomb
Konferenca Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional, ministrja
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë fjalës së saj në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, tha se vendi ynë duhet të investojë më shumë në sektorin e arsimit dhe formimit profesional.

Ibrahimaj u shpreh se treguesit ekonomikë të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit kanë qenë në rritje, ndërsa papunësia është ulur në 8.4%.

Po ashtu, ministrja theksoi se në dekadën e ardhshme “politika e aftësive është politika e ekonomisë” dhe se ajo përbën politikën më të rëndësishme që mund të zhvillohet.

Ibrahimaj: Shqipëria sot nuk është më vendi i forcës së lirë të punës. Nuk është më Shqipëria që avancon vetëm në një sektor. Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare është rritur me 4%, ndërsa papunësia ka rënë në 8.4%. Ndërkohë, punësimi ka arritur në 68%.

Ekonomia po lëviz drejt sektorëve me vlerë të shtuar. Shërbimet profesionale janë rritur me 100%, ndërsa sektori i teknologjisë së informacionit numëron mbi 26 mijë të punësuar.

Këto shifra nuk flasin vetëm për sasi, por edhe për nevojat e ekonomisë shqiptare. Ato tregojnë se investimi në aftësi është politika më e mirë që mund të ndjekim.

Marka të njohura po investojnë në turizëm. Ky sektor ka rëndësi të veçantë, pasi nxit zhvillimin e aftësive edhe në sektorë të tjerë, si aviacioni, marina dhe shërbimet e lidhura me to. Të gjitha këto përkthehen në rritje ekonomike.

Në dekadën e ardhshme, konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare nuk do të mbështetet vetëm te pozicioni gjeografik apo te bilancet e bizneseve, por te aftësia jonë për të furnizuar tregun me teknikë, programues, inxhinierë, profesionistë të turizmit, ekspertë të automatizimit dhe menaxherë të kualifikuar.

Kjo është arsyeja pse politika e aftësive është politika e ekonomisë dhe, mund të them, politika më e rëndësishme që mund të zhvillojmë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese