Hapësire reklamuese

Politikë

Konferenca Europiane e INTERPOL, Balla: Do të marrin vendime për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar

Shkruar nga Newsbomb

Konferenca Europiane e INTERPOL, Balla: Do të marrin vendime për

Pak orë na ndajnë nga nisja e punimeve të Konferencës së 51-të të INTERPOL, që mbahet për herë të parë në Tiranë.

Konferenca është aktiviteti më i rëndësishëm i INTERPOL-it në Europë, ku drejtues të lartë nga vendet anëtare, do të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperiencat dhe të marrin vendime për përparimin e masave të agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

"Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës, ku do të mbahet Konferenca Europiane e Interpol, takimi më i rëndësishëm i kësaj organizate në nivelin e kontinentit tonë. Drejtuesit e lartë të policive dhe agjencive ligjzbatuese nga vendet anëtare, do të marrin vendime për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar", shkruan ministri Balla në rrjetet sociale, duke shpërndarë dhe pamjet nga përgatitjet e fundit në eventin që mbahet për 3 ditë, në Pallatin e Kongreseve.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të INTERPOL – Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, oeganizojnë Konferencën Rajonale të INTERPOL për Europën, ku marrin pjesë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Europës e më gjerë.

Gjatë ditëve të konferencës do të ketë fjalime të autoriteteve të larta shtetërore të Shqipërisë dhe drejtuesve të INTERPOL-it.

Edhe faqja zyrtare e INTERPOL ka publikuar foto e të dhëna nga përgatitjet e fundit që po bëhen në Tiranë për organizimin e takimit të 51-të të Konferencës Rajonale Europiane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese