Hapësire reklamuese

Politikë

Konferenca e Paqes në Athinë, ministri Hasani: Integrimi në BE është thelbësor për sigurinë e rajonit

Shkruar nga Newsbomb
Konferenca e Paqes në Athinë, ministri Hasani: Integrimi në BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme, që u mbajt në Athinë.

Gjatë fjalës së tij në këtë Konferencë, ministri Hasani tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor është thelbësor për sigurinë dhe paqen e rajonit.

Sipas kryediplomatit shqiptar, vendet aspiratore për t’i përfshirë në BE kanë ndërmarrë hapa reformuese që i shërbejnë integrimit europian, duke përmirësuar në mënyrë të dukshme zhvillimin ekonomik për të reduktuar në këtë mënyrë pabarazitë ekonomike brenda Evropës.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor është thelbësor për stabilitetin, sigurinë dhe paqen e rajonit dhe Evropës në tërësi.

Hapat gradual të integrimit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes, do të hapin dyert për tregun e vetëm, duke katalizuar zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimet infrastrukturore, duke reduktuar kështu pabarazitë ekonomike brenda Evropës”,- tha Hasani.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani u shpreh se procesi integrues duhet të jetë efikas dhe i besueshëm dhe se çdo gjë më pak do të thoshte kthim pas në kohë dhe përpjekje.

Për Hasanin, Shqipëria ka treguar vlerën e saj në arenën ndërkombëtare me kryesimin e OSBE-së dhe ndihmën e ofruar në Këshillin e Sigurimit, ndërsa shton se kjo është një arsye më tepër se përse BE duhet të zgjerojë kufijtë e saj drejt Ballkanit Perëndimor.

Ne treguam se çfarë jemi në gjendje të bëjmë për të mbrojtur parimet dhe vlerat tona, ndërsa kryesuam OSBE-në dhe shërbyem në Këshillin e Sigurimit.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të shohim zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor jo thjesht një zgjerim të kufijve të Unionit, por një hap thelbësor drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të begatë dhe kohezive”,- përfundoi ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese