Hapësire reklamuese

Politikë

Konferenca e 17-të e Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të Ballkanit, Begaj: Instrument kryesor që i shërbën paqes dhe sigurisë në rajon

Shkruar nga Newsbomb
Konferenca e 17-të e Shefave të Shtabeve të
Pamje nga Konferenca e 17-të e Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm në vendet e Ballkanit

Ditën e sotme po zhvillohet në Durrës, Konferenca e 17-të e Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm në vendet e Ballkanit.

Konferenca bëri bashkë Shefat e Shtabeve të Përgjithshme të Forcave të Armatosura të vendeve të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë nga NATO dhe BE, e cila ka si fokus angazhimin e rinsë në çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë.

I pranishëm në këtë event të rëndësishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjatë fjalës së tij, Begaj e vlerësoi këtë konferencë si një instrument kryesor që i shërben promovimit të bashkëpunimit midis vendeve si dhe kontribuon për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Sipas Presidentit, angazhimi i të rinjve në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, nxitja e përfshirjes së tyre, nxitja e inovacionit, trajtimi i sfidave të rekrutimit dhe qëndrimit në Forcat e Armatosura janë garanci për një të ardhme të sigurt të rajonit tonë.

Gjithashtu, Begaj përshëndeti vendimin e Asamblesë së NATO-s për të avancuar statusin e Kosovës si anëtare e asociuar duke treguar në këtë mënyrë se jemi drejt një hapi më të sigurt dhe më evropian, ndërsa shtoi se anëtarësimi i saj në organizata të tilla ndërkombëtare është një vlerë e shtuar dhe kontribut i jashtëzakonshëm për paqen dhe sigurinë në rajon.

Gjej rastin të përshëndes vendimin e Asamblesë së NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës si anëtare të asociuar, si një hap drejt një rajoni më të sigurt dhe më evropian.

E kam theksuar dhe do të vijoj ta theksoj se anëtarësimi i Kosovës në iniciativa dhe organizata ndërkombëtare politike dhe të sigurisë në rajon, por edhe globale, si Karta e Adriatikut A5, do të jetë vlerë e shtuar dhe kontribut i jashtëzakonshëm për paqen dhe sigurinë”,- u shpreh Presidenti Bajram Begaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese