Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Komisioni për Sterilizimin ka degjeneruar", Vokshi i kthehet keq deputetes së PS: Çfarë po thua mi, tërhiqe mbrapsht atë që the

Shkruar nga Newsbomb
"Komisioni për Sterilizimin ka degjeneruar", Vokshi i kthehet keq
Komisioni Hetimor për Sterilizimin

Ka nisur ne kuvend Komisioni Hetimor për Sterilizimin, ku po dëshmon biznesmeni Klodian Rrapaj. Por si në mbledhjet e kaluara, edhe sot Komisioni është shoqëruar me debate të fortë mes kryetares Albana Vokshi dhe socialsitëve.

Ka qenë deklarata e deputetes socialiste Klodiana Spahiu e cila ka nxitur diskutime të ashpra në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.

Spahiu tha se nuk e kishte menduar se një Komision Hetimor do të degjeneronte deri aty ku anëtarët e opozitës të bëjnë diskutim politik, dhe kjo ka sjellë reagimin e kryetares Albana Vokshi.

Klodiana Spahiu: Unë i dëgjova me shumë kujdes të gjithë kolegët do të kërkoja pak qetësi që të bëjmë një diskutim jo një fjalim politik, nuk e kisha menduar se një komision hetimor do të degjenerojë deri këtu që anëtarët e opozitës vijnë dhe bëjnë diskutim politik.

Albana Vokshi: Si thua degjenerim për diskutimet me seriozitet të opozitës, po çfarë po thua mi, tërhiqe mbrapsht atë që the, si mund ta thotë një zonjë degjeneruat me diskutimet e tua?!

Spahiu: Asnjë fjalë nga fjala ime nuk tërheq nëse vazhdojmë kështu s’do përfundojmë kurrë këtë komision hetimor.

Vokshi: Po ofendon, mua s’ma lejon po s’duhet të ishe më në këtë mbledhje, e keni tek Vilma shqetësimin.

Spahiu: Ju e keni të hapur mikrofonin në çdo moment,

Vokshi: Prej teje se prisja. Më vjen keq që del nga goja juaj se nuk je e tillë.

Spahiu: Do më lësh të flas?

Vokshi: Tërhiq fjalën degjenerim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese