Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Komisioni i Venecias ua lë në dorë socialistëve: Po të doni ju e dërgoni mandatin e Xhaçkës për gjykim në Kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni i Venecias ua lë në dorë socialistëve: Po të
Ne foto: Olta Xhaçka/ Komisioni i Venecias

Pasi socialistët penguan për herë të tretë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e mandatit të deputetes, Olta Xhaçkës për verifikim, Spiropali e dërgoi çështjen në Komisionin e Venecias.

Pa kaluar 24 orë nga votimi në Kuvend në 13 shtator, Spiropali nisi kërkesën e një opinioni mbi mandatin e Xhaçkës në Komisionin e Venecias. Në letrën dërguar Komisionit të Venecia, kryeparlamentarja Spiropali, kërkon nga presidentja e Komisionit të Venecias, Bazy Malaurie, një opinion për rastin e Xhaçkës.

Top Channel raporton se Komisioni i Venecias ka shqyrtuar sot kërkesën e dërguar nga Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, lidhur me interpretimin e Kushtetutës sa i përket mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Burime konfidenciale të Komisionit të Venecias bëjnë me dije se në vendimin që pritet të zbardhet në fillim të javës së ardhshme, konstatohet se Parlamenti dhe deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar.

Në prill të këtij viti, pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, Partia Socialiste tha se ky vendim nuk mund ta detyrojë deputetin si të votojë dhe me forcën e kartonit rrëzoi vendimin e gjykatës.

Opozita e ridërgoi çështjen në Kushtetuese duke kërkuar deklarimin e këtij vendimi si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe dhënien e një interpretimi përfundimtar të zgjidhjes së konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe pakicës parlamentare të 1/10 e deputetëve.

Gjykata e mori në shqyrtim, por nga ana tjetër Kuvendi pretendoi se duhet të jetë Komisioni i Venecias që të japë një analizë tërësore për gjithë vendimet e marra për këtë çështje, pasi “rezulton që të jetë krijuar një situatë e paqartë juridike në lidhje me mënyrën si duhet të sillen deputetët, kur ndodhen përpara mocionit që mund të paraqiten nga Kryetari i Kuvendit apo një grup deputetësh, prej jo më pak se 1/10 e të gjithë deputetëve”.

Më pas ishte kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali që iu drejtua Komisionit të Venecias për një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin në lidhje me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Disa nga pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias:

Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputeti? Cili është mekanizmi, nëse ka, për të detyruar deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar (pro, kundër, abstenim)?

Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative të shteteve të ndryshme dhe cili është roli i organit respektiv legjislativ në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?

Mbi bazë të cilave standarde do të duhet të interpretohet raporti mes mandatit përfaqësues, jo detyrues që deputetët gëzojnë dhe rolit tyre si anëtarë të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?

Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre? Nëse po, në ç’raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë krahasuar me kompetencën e gjykatës përkatëse? Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit? Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë çështjen në gjykatën e caktuar?

A mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë normë të re kushtetuese, e cila nuk ka lidhje me kompetencën e saj interpretuese të një norme në fuqi? A mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë një kategori të re subjektesh aplikuese të ndryshme nga ato taksativisht të listuara nga Kushtetuta?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese