Kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj ka folur për hapat e ndërmarrë për të shtrirë reformën e nisur në drejtësi edhe në pushtetet e tjera të qeverisjes. Xhafaj u ndal te tre komponentët kryesorë që përbëjnë vizionin e komisionit.
Në një intervistë në emisionin “Studio Live”, Xhafaj shpjegoi arsyet pse ky është momenti i duhur për këtë angazhim të ri, duke theksuar rëndësinë e forcimit të ekzekutivit dhe legjislativit përmes mirëqeverisjes, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të sundimit të ligjit.
Xhafaj theksoi gjithashtu rëndësinë e vullnetit politik dhe nevojën për institucione të fuqishme për të menaxhuar fondet publike më mirë, duke siguruar që qeverisja të jetë më e hapur dhe më llogaridhënëse ndaj qytetarëve.
"Mund të më thonit pse drejtësia në 2013? Mund të ishte bërë më parë. E kishim lajtmotiv. I gjithë ky proces ka vijë logjike. Kemi reformuar sistemin e drejtësisë. Duam që edhe pjesë të tjera ekzekutivi që kanë lidhje me drejtësinë. Në të njëjtin nivel dhe standard me drejtësinë. Kemi gjithë detyrimin për ta shtrirë këtë reformë shtet formuese edhe në dy pushtete e tjera, ekzekutivi dhe legjislativi.
Kemi 3 komponentë, mirëqeverisës, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit. Nëse kemi aplikuar një sërë standardesh europiane që e bëjnë drejtësinë të njëjtët me vendet europiane, atëherë ka ardhur momenti ti kthehemi me të njëjtin vizion edhe këtyre fushave. Ua kemi borxh qytetarëve.
Nëse nuk ka sistem të shëndetshëm, suksesi nuk mund të jetë ai që do. Duhet tu kthehemi fuqisë së institucioneve. Që të zgjidhim problematikat. Qeverisja është komplekse, por po e shohim si të jetë më llogaridhënëse, më e hapur për qytetarët. Si të menaxhohen më mirë se tani fondet publike. Duhet vullneti politik. Është detyra jonë që të gjejmë çfarë ka nevojë," tha Xhafaj.
Po ashtu Fatmir Xhafaj ka shpjeguar me detaje procesin e ngritjes së komisionit të posaçëm antikorrupsion, që synon të përfshijë një gamë të gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme.
Sipas Xhafajt, ky komision përfshin Avokatin e Popullit, pedagogë universitetesh dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura që kanë bashkëhartuar një draft paraprak prej 700 faqesh për reformën.
"Thamë, a ka kapacitete? Po, ka ardhur një brez shumë i formuar. Kemi një klasë profesionistësh, nëse i përthithim pjesë të kësaj iniciative mund të marrim rezultat të mirë. Iu drejtuam 3 kategorive të pavarura: institucionet e pavarura, jo vetëm drejtësia. Janë Avokati i Popullit, Komisionerët. Institucione që dalin nga Kuvendi. Iu thamë sillni propozimet që ju keni. Iu drejtuam fakulteteve publike dhe jo publike.
Kanë sjellë propozime. Së treti shoqëria civile. Së katërti iu drejtuam, edhe komunitetit të biznesit se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qeverinë. Ne bëmë ftesën ata sollën emrat. Nuk jemi përfshirë në procesin e hartimit. u kemi thënë merrni raportet ndërkombëtare, të BE dhe DASH.
Çfarë thonë raportet për këto 3 fusha? Ata kanë bërë një skanim. Ka një draft paraprak 700 faqe, i ndarë në 15 komponente. kemi bërë publike një përmbledhje ekzekutive. Kemi një faqe të komisionit, masl.al. Nuk ka gjë që nuk është aty. Transparencë maksimale. Kemi siguruara transparencën maksimale. Këtë draftin e ekspertëve, po e nënshtrojmë një procesi konsultimi. Parashikon 12 tryeza tematike.
Kemi filluar 2 kemi dhe 10 në javët në vijim. Ftojmë gjithë shoqërinë civile. Bëhet prezantim nga ekspertët. Ne deputetë jemi në rolin e menaxhuesit, të papërfshirë. Aty kushdo mund të shpreh, komente, sugjerime dhe propozime. Do bëjmë disa forume të dialogut qytetarë. Do shkojmë në qendrat e qarqeve, në qendrat universitare.
Draftin u a kemi dhënë ekspertëve ndërkombëtare. Kemi të atashuar 40 ekspertë ndërkombëtarë, 20 të huaj dhe 20 shqiptarë. Do i kërkojmë të japin koment, vlerësim për analizën. Pasi kemi dëgjuar këto tryeza, mendimin e ekspertëve ky input do merret në draft dhe do bëhet një dokument final, serioz shqiptar. E fotografuam gjënë, këto janë problemet, çfarë duhet për këtë gjë? Si do trajtohet, si zgjidhet kjo?" tha Xhafaj.