Hapësire reklamuese

Politikë

Komisioni Hetimor seancë për të dhënat e sistemit TIMS, ja kur do të zhvillohet dhe emrat e dëshmitarëve

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Hetimor seancë për të dhënat e sistemit TIMS, ja
Foto arkiv/ Komisioni Hetimor per TIMS-in

Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhjen e radhës më datën 10 korrik, 2024.

Sipas njoftimit të publikuar mësohet se seanca do të nisë rreth orës 10:00 dhe do të përfundojë në orën 15:00.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Edomnd Rrushi, Kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Luneda Sufali, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë dhe Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Ardian Bali si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Ervin Koçi do të jenë zyrtarët të cilët do të japin dëshmitë e tyre para anëtarëve të Komisionit hetimor për TIMS-in.

Siç kemi bërë me dije dhe më herët këto seanca zhvillohen për dëshmitarët të cilët mund të kenë informacion lidhur me vjedhjen apo sulmet kibernetike të ndodhura në sistemin TIMS.

Njoftimi:

Zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:

Ora 10:00 – Z. Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;

Ora 11:00 – Z. Genti Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave;

Ora 12:00 – Z. Edmond Rrushi, Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;

Ora 13:00 – Znj. Luneda Sufali, Kryeinspektore e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor;

Ora 14:00 – Z. Ardian Bali, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;

Ora 15:00 – Z. Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese