Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up do vazhdojë deri në Tetor, zgjidhen anëtarët e rinj

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up do vazhdojë deri
Komisioni Hetimor Parlamentar per koncesionet ne Shendetesi

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me shumicë votash për të zgjatur afatin e hetimeve për Komisionin Hetimor Parlamentar në Shëndetësi, i cili po heton dy koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up, të dhëna vite më parë nga qeveria socialiste.

Me 82 vota "PRO" dhe 2 "KUNDËR", u miratua projektligji “Për një ndryshim në vendimin 19/2024 për ngritjen e Komisionit Hetimor për Shërbim Publik të Sterilizimit dhe të Check Up-it, të ndryshuar”.

Po ashtu, deputetët në Kuvendin e Shqipërisë kanë votuar dje në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar, emërimin e deputetëve Alban Xelili dhe Elda Hoti si anëtarë zëvendësues të komisionit.

Me interes pritet se në çfarë përfundimesh do të arrijë Komisini Hetimor për koncesionin e Sterilizimit, pasi ai është duke u hetuar edhe nga Propkuroria e Posaçme dhe të pandehur janë ish-ministri Ilir Beqaj, ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe shtetasi Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi koncesionin.

Komisioni Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, përkatësisht “Sterilizimin” dhe “Check Up”, drejtohet nga përfaqësuesja e opozitës Albana Vokshi, ndërsa nënkryetar është deputeti socialist Plarent Ndreca. E gjithë veprimtaria e këtij komisioni është shoqëruar me debate mes palëve.

Megjithatë, pavarësisht se komisioni i është lënë opozitës, është mazhoranca socialiste ajo që në në fund mund të vendosë nëse do të miratojë ose jo gjetjet e raportit, apo do të dalë me një raport të vetin për dy koncesionet aq të përfolura.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed