Hapësire reklamuese

Politikë

Komisioni Hetimor i TIMS, Salianji denoncon skandalin: Është cenuar siguria kombëtare, sistemi gjendet online

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Hetimor i TIMS, Salianji denoncon skandalin: Është cenuar
Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji

Kryetari i Komisionit Hetimor, Ervin Salianji ka deklaruar se sistemi TIMS është online dhe ky është një skandal që cenon sigurinë kombëtare.

Në një intervistë për News24, Salianji shprehet se është llahtarisur nga ajo që ka dëgjuar në dëshmitë e dhëna ditën e djeshme nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça.

Salianji thekson se dëshmitarët nuk kanë dhënë ndonjë informacion të klasifikuar si sekret shtetëror, por çështja ka zbuluar anë të errëta në lidhje me ndërhyrjen në TIMS, ndërsa shton se për këtë duhet të mblidhet Komisioni i Sigurisë, pasi jemi në kushtet e cenimit të sigurisë kombëtare.

Për Salianjin, PS po përdor forcën e kartonit për të justifikuar paligjshmërinë duke thënë se është një gabim njerëzor.

Jam llahtarisur nga ajo që kam dëgjuar nga dëshmitë. Në dëshmi nuk kishte informacione të klasifikuara. Në diskutimin 6 orë në pyetje me drejtorin e Policisë së Shtetit nuk gjeta asnjë informacion të klasifikuar.

Kjo çështje ka zbuluar anë të errëta në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS. Sistemi TIMS madje gjendet online, e kanë thënë këtë dëshmitarët. Duhet të mblidhet Komisioni i Sigurisë, sepse jemi në kushtet e cenimit të sigurisë kombëtare. Skandalin e kanë justifikuar, duke thënë se është gabim njerëzor. PS po përdor forcën e kartonit për të justifikuar paligjshmërinë. Persona të paautorizuar kanë hyrë në sistem”,- u shpreh Salianji.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese