Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Komisioni hetimor i Shëndetësisë, socialistët injorojnë opozitën, miratojnë me të vetit planin e punës

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni hetimor i Shëndetësisë, socialistët injorojnë

E habitshme, por e vërtetë. Socialistët janë mbledhur më vete, pasi braktisën mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Pasi u larguan, nënkryetari i komisionit Plarent Ndeca, së bashkë me 7 anëtarët e tjerë kanë vijuar punën pa kolegët demokratë dhe miratuan planin hetimor.

“Plani ynë është më i gjerë”, deklaroi Plarent Ndreca.

Më herët kryetarja e Komisionit Albana Vokshi, tha se kjo është tentativa e PS për të bllokuar punimet, pasi kolegët socialistë më udhër të Ramës nuk pranojnë të miratojnë kërkesat për informacion. Për këtë arsye mbledhja u shty për herë të dytë brenda kësaj jave dhe u caktua dita e premte.

Po kërkojnë të mbulojnë korrupsionin dhe abuzimin kriminal të dy koncesioneve. E paimagjinueshme kjo që po ndodh në këtë komision. 8 deputetë e mazhorancës janë vënë në mbrojtje të këtij korrupsioni. Refuzojnë të dërgojnë kërkesat për informacion. Meqë deputetët e PS përsëri bojkotuan komisionin, u larguan për të penguar hetimin parlamentar, po thërras mbledhjen e radhës ditën e martë. Orarin do e caktojmë, rendi i ditës vijon të jetë miratimi i kërkesave për informacion dhe diskutim i planeve”, tha Vokshi.

Opozita dhe mazhoranca edhe përgjatë kësaj mbledhje të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë nuk i kanë lënë pas debatet dhe akuzat. Demokratët e socialistët nuk bien dakord se si do të vijojnë punimët me komisionet. Gjatë diskutimeve deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, akuzoi deputetët e Partisë Demokratike se ka frikë se po i bëjnë shantazh kompanive për t’ iu vënë gjoba.

Ndërkohë, nga ana tjetër Albana Vokshi, e cila është dhe kryetarja e këtij komisioni iu drejtua duke i thënë se kanë frikë nga ato që do të zbulohen përgjatë hetimeve.

Petro Koçi: Do kërkoj nga Kuvendi që të zbardhet ca ka ndodhur në seancën e kaluar. Kush ka përdorur fjalë të papërshtatshme të mbajë përgjegjësi. S’duhet ta fyejmë gjuhën shqipe. Ka dallim të qartë mes fjalëve. Sipas nenit 15 thuhet se komisioni nëpërmjet ekspertëve ligjorë mbledh të dhëna për çështjen. Ekspertët kanë punuar dhe të dyja palët kanë paraqitur nga një plan hetimor që është një partiak, një e ka përgatitur PD dhe e ka dorëzuar, dhe po këtë gjë kanë bërë edhe ekspertët e propozuar nga PS. Ne jemi në momentin që duhet të aprovojmë planin e hetimit. Plani i hetimit që ju keni dorëzuar është i përfshirë në planin e propozuar nga PS. Ju mesa duket jeni penduar që e keni propozuar planin dhe kërkoni të nisni një proces për mbledhjen e të dhënave që nis vetëm pasi miratohet plani i hetimit. Kam frikë se po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba.

Albana Vokshi: Ato komunikime mund ti bëni në grupin tuja, komisionet janë implementuar në qeverinë tuaj dhe ne do nisim që nga dita e parë. Do ju ftoja që kur të vijë pika 3 do i diskutojmë të gjitha për respekt të punës që kanë bërë ekspertët, do i lexojmë të dyja planet. Dëshira është që të kemi një plan. Ju keni frikë se ca do zbulohet, e kuptoni ku jemi apo jo. Ne 1 muaj nuk çojmë dot një shkresë. Plani miratohet pasi vijnë provat zyrtare. Po kërkoni të mbroni korrupsionin, abuzimin kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed