Hapësire reklamuese

Politikë

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, PS braktis sërish mbledhjen, Ndreca: Po "përdhunoni" procesin

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, PS braktis sërish
Mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë braktisur për të disatën herë radhazi mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për Sterilizimin dhe Check-Up.

Gjatë takimit të sotëm, anëtarët e grupeve politike kanë qenë duke zhvilluar një dëgjesë publike me audituesit e KLSH-së, por debatet midis palëve kanë degraduar duke bërë që të ngrihen zërat midis përfaqësuesve, ndërsa PS është larguar në shenjë proteste.

Nënkryetari i këtij Komisioni nga kahu i PS-së, Plarent Ndreca ka akuzuar audituesin e KLSH-së, Bexhet Beqiri se po bëhet palë me grupin tjetër politik. Sipas Ndrecës, Beqiri është duke ngatërruar çështjen, pasi nuk mund të vlerësojë pyetjet e një anëtari të Komisionit, duke qenë se ndodhet këtu për t’ju përgjigjur pyetjeve dhe jo për të audituar.

Nuk mund të vlerësosh pyetjet e një anëtari komisioni, nuk je këtu për të audituar se më duket e ke ngatërruar çështjen, je këtu për t’ju përgjigjur pyetjeve. Të sugjeroj as mos të bëhesh palë as mos të marrësh krah. Je nën përgjegjësi ligjore për këtë çështje. S mund të më thoni është pyetja brenda apo jo objektit të komisionit. Pyetja ishte a i keni marrë ato kualifikime që thatë brenda KLSH, si pasojë e një procesi kualifikimi në institucion apo jashtë tij?”,- tha Ndreca.

Ndërkohë në kahun tjetër, kryetarja Albana Vokshi që vjen nga radhët e PD-së i tërhoqi vërejtje Ndrecës se nuk mund të shfrytëzojë postin e tij për të intimiduar dëshmitarët. Sipas saj, debati po kthehet në një hakmarrje personale për raportet e KLSH-së, kur Ndreca ka qenë në Ministri të Arsimit.

Nuk shfrytëzon dot postin e nënkryetarit për të intimiduar auditorët e KLSH. Është hakmarrje për raportet e KLSH kur Ndreca ka qenë në Ministri të Arsimit”,- tha Vokshi.

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë u ngrit me dakordësinë e palëve politike për të hetuar konçesionet e Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi.

Megjithatë, herë pas here mbledhja është shtyrë pasi anëtarët e PS-së e kanë bojkotuar ose braktisur atë, pas debateve të brendshme që lindin gjatë diskutimeve për hetimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese