Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë gjen “qetësi”, opozita dhe mazhoranca dakordësohen për planin e punës dhe vëzhgimet në terren

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë gjen “qetësi”,
Albana Vokshi

Një mbledhje konstruktive ka qenë kjo e sotmja në Komisionin Hetimor për PPP në Shëndetësi. Opozita dhe Mazhoranca bënë “paqe” dhe arritën dakordësinë për planin e punës për dy javët e ardhshme.

Së bashku do të vëzhgojnë punën në terren për të parë si funksionojnë koncesionet për sterilizimin dhe check up.

Vizitat në terren do të bëhen së bashku nga të dyja palët në qytetin e Shkodrës, Durrësit, Lushnjës dheVlorës. Sakaq, më datë 3 qershor do të mbahet edhe dëgjesa me dëshmitarët.

“Sa i takon planit të dëgjesave, me kryesinë e vogël ne propozojmë që dëgjesat të fillojnë në datën 3 qershor. Të hënën të nisin dëgjesat me anëtarët e grupeve të auditit të KLSH. Deputetët e mazhorancës kanë propozuar disa emra që kanë qenë pjesë e auditit dhe është pranuar e gjithë lista. Ndërkohë të martën do të ftojmë nismën Thurje që është edhe kallëzuesi.

Propozohet që ditën e premte, të bëhet një vizitë në Durrës në spitalin e Durrësit dhe më tej do vendosim për vizita në një ose dy qendra shëndetësore apo në një laborator. E gjithë dita do të fokusohet në Durrës për të verifikuar qoftë pjesën e sterilizimit në Spital, por edhe për të parë si funksionon koncesioni i check up.

Për javën e dytë meqë është një javë që presim informacione, sugjerojmë që ditën e martë të bëhet një vizitë tek spitali i Traumës. Po ashtu do të diskutojmë nëse do vizitojmë në të njëjtën rrugë një qëndër shëndetësore dhe mbase një laborator.

Për ditën e premte, është bërë propozimi që të kemi një vizitë në Veri, një në Shqipërinë e mesme dhe një në jug. Për veri të shkohet në Shkodër, në Vlorë dhe në Lushnje një ndalesë. Në fund të javës që vjen shpresoj ti kemi ezauruar dhe javës tjetër do fillojmë me dëgjesat”, tha Albana Vokshi, kryetarje e këtij komisioni hetimor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed