Hapësire reklamuese

Politikë

Komisioni Antikorrupsion zhvillon sërish mbledhje pa praninë e PD, miratohet projekt-vendimi për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Antikorrupsion zhvillon sërish mbledhje pa praninë e PD,
Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Anti-Korrupsionin ka zhvilluar mbledhjen e radhës pa praninë e anëtarëve të Partisë Demokratike.

Gjatë kësaj seance është vendosur miratimi i projektvendimit me vetëm votat e socialistëve, ku ftohen që të marrin pjesë dhe të bashkpëunojnë me të gjitha institucionet dhe organet e drejtësisë që të dërgojnë përfaqësuesit e ture për të kontribuar në veprimtaritë që do të zhvillojë ky Komision.

Komisioni vendosi t’u drejtohet me ftesë për bashkëpunim institucioneve dhe organeve të drejtësisë  që ushtrojnë funksione në fushën e drejtësisë, të propozojnë përfaqësuesit e tyre për të kontribuar në veprimtaritë e kësaj fushë.

Këtu është fjala për KLP, KLGJ, SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme, Inspektoriati i Lartë në Dretësi, Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Shkollën e Magjistraturës”,- tha kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj.

Anëtari i këtij komisioni Erion Braçe, solli në vëmendje një dinamikë të re brenda opozitës e cila vijon mos të ulet në tryezën e kësaj iniciative për të cilën socialistët thonë se do ti shërbejnë integrimit të vendit në BE.

“Jo gjithë deputetët e opozitës janë të përfaqësues në grupe parlamentare, duhet të gjejmë një mundësi që të jenë pjesë, por edhe të informohen”,- është shprehur deputeti, Erion Braçe.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se do krijohet një mundësi që deputetët e tjerë të opozitës që nuk janë të përfshirë në kët Komision të kenë mundësinë e shprehjes në një tryezë të hapur ose në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Do të japim mundësinë që deputetët që kanë propozime, të shprehen në një tryezë të hapur, ose drejtpërdrejtë. Disa nga kolegët deputetë të paraqiten dhe janë të mirëpritur”,- përfundoi Xhafaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese