Hapësire reklamuese

Politikë

Komisioni Anti-Korrupsion/ Opozita bojkoton sërish mbledhjen, Xhafaj: Të keqardhur, shpresoj të reflektojnë

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Anti-Korrupsion/ Opozita bojkoton sërish mbledhjen, Xhafaj:

Komisioni Anti-Korrupsion ka zhvilluar mbledhjen e dytë paraditen e sotme, ndërsa opozita e ka bojkotuar sërish atë, ashtu edhe siç pati paralajmëruar më herët se nuk do të merrte pjesë pasi u shpreh kundër ngritjes së këtij Komisioni.

Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj është shprehur se ndihet i keqardhur që opozita nuk është bërë pjesë e aktivitetit normal të këtij Komisioni , ndërsa shtoi se pjesëmarrja e tyre është e rëndësishme dhe se shpreson që deputetët e PD-së të reflektojnë në lidhje me këtë vendim.

Sipas Xhafaj, procesi në këtë Komision është gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional, teksa evidenton se gjithashtu pjesë e tij, si të ftuar janë edhe palë të treta.

“Të keqardhur që ende opozita nuk po bëhet pjesë e aktivitetit normal të komisionit. Është me rëndësi që opozita të marrë pjesë në Komision, shpresoj që të reflektojë dhe të marrë pjesë. Procesi është gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional me produkte të qarta e të dobishme. Kemi ftuar dhe aktorë të tretë të marrin pjesë në këtë Komision”,- tha kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë se grupi i PD-së ishte kundër ngritjes së këtij Komisioni pasi e konsideron atë një tentim për të zhbërë reformën në drejtësi dhe për t’i dhënë fuqi më shumë partisë në pushtet.

Komisioni Anti-Korruopsion ka një mandat 10 mujor dhe përbëhet nga 6 deputetë socialistë, si dhe 5 anëtarë nga kahu i Partisë Demokratike.

Ai  drejtohet nga Fatmir Xhafaj me anëtarët socialistë Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu.

Edhe pse opozita e ka bojkotuar votimin e ngritjes të këtij komisioni, shumica socialiste caktoi të jenë anëtarë Jorida Tabaku, Dhurata Tyli Cupi , Sorina Koti, Flutura Açka dhe një vend bosh për nënkryetarin e komisionit.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar Anti-korrupsion i pagëzuar ndryshe si “Reforma në Drejtësi 2” është propozuar nga Partia Socialiste nën kundërshtimin e fortë të demokratëve, me qëllimin për të thelluar reformat shtet-formuese dhe luftën me korrupsionin.

Komisioni u miratua me 74 votat e socialistëve në seancën plenare të 30 majit, ndërsa opozita bojkotoi votimin si dhe më pas mbledhjet e tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese