Hapësire reklamuese

Politikë

"Kokat e korrupsionit janë këto 3 ministra", Vokshi: Duhet të japin dorëheqjen se ishin në dijeni të skandalit tek Onkologjiku

Shkruar nga Newsbomb
"Kokat e korrupsionit janë këto 3 ministra", Vokshi: Duhet
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka deklaruar se 2 ministrat e Shëndetësisë si dhe ministri i Drejtësisë, të vendosur në krye të këtyre institucioneve kanë qenë në dijeni të skandalit tek Onkologjiku.

Gjatë fjalës së saj në senacën plenare të Kuvendit, deputetja Vokshi tha se 3 zyrtarët e lartë, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, që më parë ka shërbyer në ministrinë e Shëndetësisë, si dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja duhet të ishin shkarkuar ose të kishin dhënë dorëheqjen, si persona përgjegjës dhe në dijeni të këtij skandali.

Sipas Vokshit, të gjithë këta eksponentë ishin njohur me këtë aferë korrupive, por kanë refuzuar që të reagojnë, ndërsa shton se ato nxituan që të hedhin baltë mbi mjekët duke qenë vetë koka e korrupsionit.

Në këtë qeverisje 3 ministra, Koçiu, Manastirliu dhe Manja nuk duhet të ishin të ulur në ato karrike. Duhet të ishin shkarkuar ose dorëhequr.

Të gjithë kishin dijeni mbi atë që ka ndodhur tek Onkologjiku, por kanë refuzuar të reagojnë. Dje nxituan të hidhnin baltë mbi mjekët. Ka edhe mjekë që abuzojnë por koka e korrupsionit janë këta 3 ministra”- u shpreh deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Kujtojmë se dy ditë më parë në media u publikua një skandal që zhvillohej në dyert e Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Disa mjekë dhe punonjës të stafit të Shërbimit Onkologjik në QSUNT, përdornin skema mashtrimi për të dërguar pacientët me kancer që të vazhdonin kurimin në klinikat private të tyre duke përfituar shuma të mëdha monetare në këmbim të shpresës për jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese