Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Koha të rithemelohemi, parti me dy shoferë nuk ka", Meta paralajmëron largimin e Kryemadhit nga Partia e Lirisë

Shkruar nga Newsbomb
"Koha të rithemelohemi, parti me dy shoferë nuk ka", Meta
Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta

Kreu i Pl, Ilir Meta ka paralajmëruar spastrim benda partisë duke lënë të kuptohet se mund të largojë grupin dhe ekipin e Monika Kryemadhit kur ishte në postin e kryetares.

Në një konferencë me gazetarët, duke folur për  Konventën që mbahet më 27 prill, Meta tha se është koha e rithemelimit të partisë dhe dhënies fund të dualizmit të drejtimit, duke shtuar dyshimet e largimit të të besuarve të ish kryetares Monika Kryemadhit nga postet drejtuese.

Meta i bëri thirrje kujtdo që dëshron të drejtojë Partinë e Lirisë që të kandidojë në Konventën e 27 prillit.

Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë. Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë.

Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatinë autobusit.

Duhet shpejtësi, duhet vendimmarrjes, fuqizim i organizmit dhe përqendrim i mesazhit te 5 prioritetet dhe një vendimmarrje vertikale në zbatimin e çdo vendimi që merr konventa dhe gjitha forumet më pas”, tha Meta.

Meta edhe disa ditëm më parë tregoi se kishte larguar gardistin duke e quajtur patronazhist të Erion Veliajt, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat se figura të PL janë shitur te Edi Rama.

Ilir Meta, pritet që me një propozim per ndryshim statutor, të përjashtojë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në nivel qendror dhe lokal pasi sipas tij dy anëtarë nga një familje nuk duhet të jenë në nivelet drejtuese të partisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese