
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e revoltuar iu kthye ashpër ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiut, e cila përgjegjës për skandalin te Onkologjiku bëri opozitën duke thënë se “ka shumë llum ndër 30 vite”.
Nga vendi i saj në Kuvend, Tabaku tha se është ndjerë e fyer nga fjala e ministres duke theksuar se kanë qenë vendimet e saj të cilat kanë sjellë humbje jetë njerëzish.
Ndër të tjera, deputetja demokrate u shpreh se të njëjtat përballje si kjo e sotmja me ministren ka pasur në të kaluarën dhe me ministrin e Shëndetësisë të aso kohe, Ilir Beqajn si dhe me Arben Ahmetajn, të cilët sot kanë probleme me drejtësinë, ndërkohë ajo vijon të jetë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë pa pasur frikën se SPAK do i “hedhë” prangat.
“Të njëjtën përballje kam pasur edhe me Beqajn dhe Ahemtajn janë llumi, janë atje, ai ëshë llumi ai që ishte ulur dje atje sot ka shkuar para SPAK. Ai është llumi. Jo ne që ngreme gishtin dhe tregojmë kush e ka përgjegjësinë”, tha Tabaku ndër të tjera.
"Por, unë asnjëherë nuk jam ndjerë përballë fyrjeve që zonja ministre bëri tashmë për diçka që është tashmë pjesë e përgjegjësisë. Unë të ndjej turp dhe të skuqem që dikush ka humbur jetën për faj të zonjës ministre? Ne të kemi përgjegjësi për një problem që ajo ka pasur në vendimarrjen e saj politike? Ne jemi llumi? Kur si pjesë e vendimarrjes së saj kanë humbur jetën njerëzit? Të njëjtën përballje kam pasur edhe me Beqajn dhe Ahemtajn janë llumi, janë atje, ai ëshë llumi ai që ishte ulur dje atje sot ka shkuar para SPAK. Ai është llumi. Jo ne që ngreme gishtin dhe tregojmë kush e ka përgjegjësinë.
Të bësh politikë me jetë njerëzish kur ti ke vetë përgjegjësi politike si drejtuese do të pranoja të kishe ardhur këtu të flisje për përgjegjësi por të sulmosh kolegët për dicka që ka shkuar keq në mandatin tuaj si ministre këtë nuk e pranoj.
Të mbajmë ne përgjegjësi për atë që ka ndodhur te Onkologjiku për atë që ka ndodhur në drejtimin tuaj, a e kupton çfarë po flet. Kam pasur të njëjtin debat me 10 veta njësoj si sot me ju që sot janë para drejtësisë. Më ka thënë Ahmetaj, kujdes se bota rrotullohet, por sot ai është atje dhe unë jam këtu por asnjë nga ne nuk ka frikë të zgjohet në mëngjes se mos e arreston SPAK dhe çon me hekura në duar, por ju keni frikë të gjithë duke nisur nga ata që hedhin akuza kundër opozitës”, tha deputetja.