Hapësire reklamuese

Politikë

Koalicioni PD-Shqipëria Madhështore hap fletën e votimit, HIDHET SHORTI, PS e 5-ta, si radhiten subjektet e tjera

Shkruar nga Newsbomb
Koalicioni PD-Shqipëria Madhështore hap fletën e votimit, HIDHET
Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat e kandidatëve për 11 subjekte zgjedhore. Ndërkohë, që mesditën e kësaj të hënë në KQZ është hedhur edhe shortin për rënditjen që subjektet politike do të kenë në fletën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të mbajë numrin 1 në fletën e votimit, ndërsa Partia Socialiste do të ketë numrin 5.

I dyti në listë do të jetë partia “Mundësia” e Agron Shehajt, ndërsa sipas shortit në vend të tretë do të jetë “Lëvizja Atdheu”.

Goglat vendosën dhe numri “4” iu caktua “Koalicionit Euroatlantik” të Lulzim Bashës.  “Koalicioni Shqipëria Bëhet” do të jetë pas Partisë Socialiste. Dhe i fundit këtë listë e përmbyll PSD e Tom Doshit me numrin “11”.

Numrat që partitë do të mbajnë në fletën e votimit:

-Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbajë numrin 1

-Partia Lëvizja Bashkë do të mbajë numrin 2

-Partia Lëvizja për Atdheun do të mbajë numrin 3 

-Koalicioni Euroatlantik do të mbajë numrin 4 

-Partia Socialiste do të mbajë numrin 5

-Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet do të mbajë numrin 6

-Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare do të mbajë numrin 7

-Partia Aleanca e Re do të mbajë numrin 8 

-Koalicioni Djathtas për Zhvillim do të mbajë numrin 9

-Partia Mundësia do të mbajë numrin 10

-Partia Social Demokrate do të mbajë numërin 11.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese