Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

KLP raporton te “Ligjet”, Bardhi “shigjeton” burrin e Ermonela Felajt: I vetmi prokuror në Shqipëri që iu shmang vettingut

Shkruar nga Newsbomb
KLP raporton te “Ligjet”, Bardhi “shigjeton” burrin e
Foto nga komisionet e Ligjeve

Në Komisionin e Ligjeve është duke u zhvilluar edhe seanca dëgjimore Raportin Vjetor të veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë vitit 2023.

Gjatë fjalës së tij, kryetari në detyrë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj tha se 14 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të posaçme. Gjatë fjalës së tij, ai tha se nga 14 kërkesa, 13 janë miratuar.

“Sa i përket Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorit, pranë këtij komisioni janë shqyrtuar 14 kërkesa për mbrojtje të veçantë apo zgjatjen e e afatit të mbrojtjes së veçantë të prokurorit, nga të cilat, ka miratuar 13 prej tyre”, deklaroi Bazaj.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar Bazajt duke thënë se përse i vetmi prokuror i cili nuk iu është nënshtruar vettingut është Bledar Valnikaj, bashkëshorti i deputetes së PS-së, Ermonela Felaj.

Bardhi tha se Valnikaj është i vetmi që edhe pse nuk është futur në procesin e vettingut, vijon të ushtrojë detyrën.

“Prokurori Bledar Valnikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent.

Kushtetuta thotë që çdo prokuror që dëshiron të rrijë në sistem duhet t’i nënshtrohet vetingut. Sot i vetmi prokuror ne Shqipëri është Bledar  Valnikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut.

Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtare të një familje. Këtu ka të bëjë me vendimmarrje në konflikt të interesit”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese