Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kikia: Dokumentari i RAI3 ka në shënjestër Melonin dhe jo Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Kikia: Dokumentari i RAI3 ka në shënjestër Melonin dhe jo
Foto nga intervista e gazetarit italian me kryeministrin, Edi Rama

Gazetari i njohur, Mentor Kikia ka deklaruar se reportazhi i transmetuar në televizionin italian RAI3 ka në shënjestër kryeministren e Italisë Georgia Meloni dhe jo Edi Ramën.

I ftuar në emisionin Open të Eni Vasilit, Kikia shprehet se reportazhi është një produkt i gatuar në Tiranë, por që nuk i shërben aspak opozitës shqiptare, pasi Shqipëria është sekondare në këtë raportim.

Për analistin Kikia çështja e investiguar në këtë reportazh është zgjedhur pikërisht kampi i emigrantëve për të goditur Melonin. Duke qenë se në këtë vend është zbuluar një mega aferë korruptive, ato tashmë përpiqen që të japin tablon e mjedisit shqiptar për të përcjellë mesazhin se kjo aferë ka qenë më e lehtë të kryhet, pasi marrëveshja është bërë me një vend që gëlon krimi dhe korrupsioni në nivele të larta drejtuese.

A është vënë RAI3 në shërbim të opozitës shqiptare? Unë mendoj se Jo. Pjesa shqiptare është sekondare në këtë dokumentar.

Dokumentari ka investiguar lidhur me marrëveshjen për kampet e emigrantëve, pra e ka me Kryeministren Meloni. Gazetarët italianë kanë zbuluar një mega aferë pikërisht lidhur me kampin në Shqipëri.

Dhe për ta përforcuar këtë aferë korruptive, sipas tyre, ata na tregojnë se ja kush është Shqipëria, dhe japin atë tablonë, por ata e kanë me Kryeministren italiane”,- tha Kikia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese