Hapësire reklamuese

Politikë

“Këshilltari im special për Sportet”, gazetari i njohur i bashkohet Ilir Metës

Shkruar nga Newsbomb
“Këshilltari im special për Sportet”, gazetari i njohur i
Lirim Zala dhe Ilir Meta

Gazetari i njohur sportiv, Lirim Zalla i është bashkuar Partisë së Lirisë si Këshilltari i Sportit për kryetarin Ilir Meta.

Ish-presidenti njoftoi në rrjete sociale bashkimin e Zallës në mbështetje të projektit politik të partisë së tij. Zalla do të ofrojë të gjithë njohurinë e tij disavjeçare mbi sportin duke prekur kështu edhe arenën politike në karrierën e tij.


“Nga sot gazetari i mirënjohur dhe miku im i hershëm, Lirim Zalla është Këshilltari im special për Sportet dhe na bashkohet në mbështetjen e këtij prioriteti të jashtëzakonshëm për Partinë e Lirisë”, shkruan ish-presidenti.

Lirim Zalla është një njohës i mirë i sportit ku ka një karrierë të gjatë në median e shkruar dhe televizive. Së fundmi, ai është shfaqur si opinionist në studion ‘Skaner’ në MCN duke komentuar futbollin shqiptar, si dhe në ‘Tring Sport’ për Champions League.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese