Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, Bardhi: Çështja të mos zvarritet, të jetë pika e parë e rendit të ditës të enjten

Shkruar nga Newsbomb

Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, Bardhi:

Është mbledhur këtë të hënë Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet për të shqyrtuar mandatin e deputetes Olta XHaçka. Mbledhja e sotme vjen pas një vendimi nga Gjykata Kushtetuese që mban datën 18 Janar 2023.

Gjithashtu akuzat nga opozita mbi mandatin e Xhaçkës dhe mosrespektimin e vendimit të Kushtetueses nga ana e mazhorancës nuk kanë ndalur deri në njoftimin e Lindita Nikollës për mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Që në nisje të mbledhjes Gazment Bardhi është shprehur se maxhoranca është përpjekur të pengojë procesin.

Gjithashtu Bardhi ka kërkuar që kjo çështje të vendoset në pikën e parë të rendit të ditës në seancën e ardhshme plenare.

Gazment Bardhi: Ju kërkoj që çështje të mos zvarritet më tej dhe do duhet të jetë pikë e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme. Këshilli i Rregullores dhe mandateve nuk ka çfarë t’i shqyrtojë më sepse ne e kemi bërë njëherë dhe qëndrimet tona janë të qarta.

Ju keni marrë në mbrojtje Xhaçkën, ne kemi kërkuar që të verifikohet nga Kushtetuesja. Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim edhe rolin e këtij këshilli dhe juve ju ka gjetur në shkelje të kushtetutës dhe deputetët e opozitës i ka gjetur në respekt të saj. Zbatimi i vendimit të Kushtetueses të përfshihen në rendin e ditës në seancën e ardhshme.

Raportin e keni gati. Do duhet të shkojë raporti i opozitës, sepse këtë ka thënë Gjykata Kushtetuese. Atë raport futemi për votim dhe çështja të shkojë për shqyrtim në themel në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana tjetër, Salianji thotë se nuk ka sens të mbldihen tani, sepse i mbaron mandati.

Salianji: Edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ju thotë që është e paiamgjinueshme që Kuvendi të gjykojë vendimet e kësj Gjykate. Ndërkohë që ju e sorrollatni dhe e sillni rrotull duke shkelur dhe Kushtetutën, erdhën zgjedhjet, mbaroi mandati. Çfarë efekti ka ligji këtu? Është rasti i disatë që PS në këtë Këshill si dhe në institucione të tjera bëhet mburrojë e paligjshmërisë dhe i trajton funksionarët e vetë si të paprekshëm nga ligji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese