Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kërkuan heqjen e arrestit shtëpiak, GJKKO "rrëzon" Berishën dhe Malltezin

Shkruar nga Newsbomb

Kërkuan heqjen e arrestit shtëpiak, GJKKO "rrëzon"

GJKKO rrëzon për të disatën herë kërkesën për revoktimin e masave për Sali Berishën dhe  Jamarbër Malltezin.

Gjyqtarja Irena Gjoka ka lënë në fuqi masën "arrest në shtëpi", pavarësisht pretendimeve të avokatëve mbrojtës, të cilët argumentonin se në këtë fazë të hetimeve zbutur nevojat për mbajtjen e tyre nën këtë masë. 

Sipas avokatit Genc Gjokutaj, rrëzimi i kërkesave nga gjykata ka për qëllim djegien e mandatit të Berishës, ku nuk la pa përmendur edhe ndërhyrjet e faktorit politik në drejtësi. 

Gjatë këtyre muajve hetim, SPAK nuk ka treguar asnjë provë të re dhe kjo gjë e zbut nevojën për të lehtësuar masën e sigurisë. Si gjithmonë Gjykata e rrËzoi kërkesën, siç dihet për shkak të ndërhyrjes së politikës. Qëllimi i gjithë kësaj është djegia e mandatit të Berishës. Ne do të vijojmë luftën tonë, pasi kjo gjë nga pikëpamja ligjore është e papranueshme. Destinacioni i çështjes është vendosja e drejtësisë në vend, si në gjykatat kombëtare dhe ato ndërkombëtare, për këtë arsye ne kemi bërë kërkime të pandërprera. Ne kemi kërkuar rervokimin e masës, jo zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Berishës,” tha Gjokutaj në një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

Ata aktualisht ndodhen në arrest shtëpie, pasi akuzohen si të përfshirë në aferën e dosjes “Partizani”. Malltezi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendor” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në njoftimin e SPAK thuhet se Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro apo rreth 7 miliardë lekë, me favorizimin e Berishës si kryeministër sa i takon kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, nga Berisha është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.

Nga ana e Berishës, në cilësinë e tij si Kryeministër, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Po ashtu Berisha si kryeministër ka kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe bashkëshorti i vajzës së tij.

Sakaq, Malltezi në bashkëpunim me Fatmir Bektashi, është paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Po ashtu SPAK ka vënë në sekuestro preventive 25 pasuri të Malltezit, ndër të cilat edhe vilën në Gjirin e Lalëzit. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare si dhe aksionet në disa kompani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese