Hapësire reklamuese

Politikë

Kërkuan dorëheqjen nga gjykimi të 3 gjyqtarëve, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Shkruar nga Newsbomb
Kërkuan dorëheqjen nga gjykimi të 3 gjyqtarëve, Gjykata e
FotoMontazh/ Ish-kryeministri, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të cilët më herët kërkuan dorëheqjen e kolegjit penal.

Senaca gjyqësore pritet që të zhvillohet në orën 15:00 , dhe do të vendoset nëse do të pranohet apo jo kërkesa e dy të pandehurve.

Kujtojmë se gjatë seancës të zhvilluar ditën e djeshme për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre, avokatët e Berishës dhe Malltezit kërkuan dorëheqjen nga gjykimi të tre gjyqtarëvë, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Për këtë arsye, Gjykata e Lartë vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 16 korrik ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri të tij, Jamarbër Malltezi për dhënien e vendimit për revokimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Berisha dhe Malltezi mbahen prej muajsh nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ata e kanë konsideruar arrestimin si politik, pasi pretendojnë se  ndaj tyre nuk ka asnjë provë.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese