Hapësire reklamuese

Politikë

“Keni vjedhur, shporruni”, Bardhi publikon spotin dhe bën thirrje: Më 26 prill protestojmë kundër hajdutërisë

Shkruar nga Newsbomb
“Keni vjedhur, shporruni”, Bardhi publikon spotin dhe bën
Foto nga protesta e mëparshme

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të mblidhen më 26 Prill dhe të protestojnë para Bashkisë së Tiranës.

Ai ka ndarë një video me disa momente nga tre protestat e mëparshme, teksa shkruan se të premten më 26 Prill duhet të protestohet kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave të qytetarëve.

Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminale. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve. Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!”, shkruan Bardhi ndër të tjera.

Kjo do të jetë protesta e katër që mbahet jashtë dyerve të Bashkisë së Tiranës pas arrestimeve të drejtorëve të këtij institucioni për dosjen “5D”. Opozita kërkon që kryebashkiaku Erion Veliaj të japë dorëheqje.

Kujtojmë që protestat e mëparshme kanë nisur qetësisht me brohorima dhe pankarta, ndërsa më pas situata është tensionuar ku ka pasur përplasje mes policëve, por edhe përdorim të flakadanëve apo kapsollave nga qytetarët drejt policëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese