Hapësire reklamuese


Politikë

"Keni fituar më shumë zgjedhje se unë", batuta mes Ramës dhe Cameron: Do të shohim a je politikan që i mban premtimet

Shkruar nga Newsbomb

"Keni fituar më shumë zgjedhje se unë", batuta mes

Në konferencën e përbashkët mes Edi Ramës dhe Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron nuk kanë munguar as batutat.

Pasi Cameron shprehu dëshirën për të ardhur sërish në Shqipëri, Rama e ka “sfiduar” të mbajë fjalën duke i thënë shqiptarët do të shohin me kohën nëse është politikan që mban fjalën e dhenë.

“Është një kënaqësi shumë më e posaçme se çmund ta marrësh me mend. Edhe unë e përsëris në fund, që je përgjegjës para gjithë shqiptarëve se ke premtuar do kthehesh prap. Shqiptarët do të shohim a je politikani që mban premtimet apo jo,” tha Rama.

Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura në konferencë dhe nga vetë Sekretari i Jashtëm britanik, i cili tha me bindje se nuk nuk do të jetë hera e fundit në Shqipëri.

Më pas gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se Shqipëria duhet të vijojë para me reformat, teksa “me lëvdata” i tha Ramës se ka fituar më shumë zgjedhje se vetë ai, duke dhënë shembull të qartë se ku duhet të jetë Shqipëria.

“Një nga ato arsyet që doja të vija ishte që të festonim suksesin tuaj. Shqipëria është një histori suksesi në aspektin ekonomik, sukses në NATO.  Ju keni bërë një lidership të madh në Këshillin e Sigurimit dhe për këtë dua tju falënderoj, jo vetëm se keni fituar më shumë zgjedhje sesa kam fituar unë, por dhe vazhdoni të jeni në detyre, por keni edhe një drejtim kaq të qartë për atë se ku duhet të arrijë Shqipëria.

Ju vazhdoni me reformat tuaja. Sa i takon shifrave të emigracionit, ka pasur rezultate pozitive. Ky është një problem të cilin duhet ta përballoni ju. Keni treguar se jeni inovator dhe krijues, dhe punoni për këto partneritet. Ekonomia juaj është rritur, sektori i turizmit është rritur. Do të ketë më shumë mundësi që njerëzit të rrinë në Shqipëri. Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë, ia del dhe Europa. Jam vërtetë i kënaqur që të vini në Britani më 18 korrik dhe jo në 2 qershor siç thatë ju se nisa të shqetësohesha. Nuk do të mbahet në Londër”, tha Cameron në konferencë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese