Hapësire reklamuese


Politikë

“Kënaqësia më e madhe vjen nga marrëveshja me Shqipërinë”, Meloni falenderon sërish Ramën: Objekt sulmi se po na jep një dorë

Shkruar nga Newsbomb
“Kënaqësia më e madhe vjen nga marrëveshja me
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni

Marrëveshja Itali-Shqipëri prej ditës që u njoftua ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat shqiptare dhe ato italiane. Të shumta kanë qenë lajmet në lidhje me marrëveshjen si dhe hapjen e kampit të refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës e cila është shtyrë për të dytën herë.

Këtë herë ka folur kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila gjatë një interviste në RAI 3 ka shprehur sërish mirënjohjen për homologun shqiptar, kryeministrin Edi Rama. Meloni e falenderoi publikisht dhe tha se Rama është përballur me sulme nga e Majta dhe mediat italiane, por ai do vetëm të ndihmojë Italinë.

“Dua të falënderoj publikisht Edi Ramën sepse ai ka qenë objekt i çdo lloj sulmi, që kur vendosi që të nënshkruajë këtë protokoll me ne. Ajo që dëshiron të bëjë Edi Rama është që të ndihmojë Italinë. Fakti që e majta këtu kërkonte përjashtimin e tij nga Partia Socialiste Evropiane që e quan Shqipërinë narko shtet, fakti që atij i atribuojnë fjalë që nuk i ka thënë, është padrejtësi. Nuk e kuptoj pse e majta italiane nuk e falënderon Edi Ramën që po na jep një dorë për të përballuar fenomenin e emigracionit të paligjshëm. Besoj se ne duhet ta falënderojmë të gjithë Edi Ramën për këtë kontribut”, - ka thënë ajo.

Ndërsa një ditë më parë raineës.it, është shprehur shumë e kënaqur me mënyrën e menaxhimit të emigrantëve pas nënshkrimit të marrëveshjes përkatëse me qeverinë shqiptare.

Kënaqësia më e madhe vjen nga marrëveshja me Shqipërinë, për të menaxhuar atje një pjesë të emigrantëve të paligjshëm që duan të arrijnë në Itali. Kur e shpallëm, shumë folën për një skandal dhe shkelje të shtetit të së drejtës, për një qeveri fashiste dhe raciste. Fatmirësisht, pak ditë më parë, 15 nga 27 shtetet evropiane, pra shumica e vendeve anëtare të BE-së, nënshkruan një letër që këshillon Komisionin Evropian, ndër të tjera, të marrë si model marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët”, - tha Meloni.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese