Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këlliçi: Vota e diasporës, një kasaphanë! Fletët me ngjyrë tjetër i konfirmuan edhe numëruesit!

Shkruar nga Newsbomb
Këlliçi: Vota e diasporës, një kasaphanë! Fletët
Belind Kelliçi

Belind Këlliçi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit. Këlliçi i ka quajtur zgjedhjet e 11 Majit një masakër elektorale.

Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi, ka komentuar edhe votën e Diasporës për të cilën tha se ishte një kasaphanë.

"Zgjedhjet ishin një masakër elektorale. Fenomeni Bullgar i përdorur gjerësisht dhe e kemi denoncuar. Janë gjetur gjithashtu edhe disa fleta votimi me ngjyrë tjetër dhe këtë e kanë konfirmuar edhe numëruesit.

Janë gjetur shumë shkelje dhe ne do faktojmë çdo gjë. Ne kemi gjetur rreth 180 fletë votimi të cilat ishin identike dhe kemi foto dhe video. Vota e diasporës ishte një kasaphanë.

Ato kishin të njëjtat shenjë e cila dukej se ishte e vendosur nga i njëjti person. Në kuti janë më shumë fletë votimi se zarfa të shpërndarë.

Shkeljet janë flagrante, s'duhet të lihet pa u vënë re. Gjatë ditës së zgjedhjeve kemi kapur në flagrancë krimin zgjedhor."-tha Këlliçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese