Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këlliçi tha se Iliriana Olldashi po kërcënohet, reagon apeli i GJKKO-së: Informacione të pasakta që dëmtojnë imazhin tonë

Shkruar nga Newsbomb
Këlliçi tha se Iliriana Olldashi po kërcënohet, reagon
GJKKO

Apeli i Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të PD-së, Belind Këlliçi. Ata kanë përgenjështruar deklaratën e tij, pasi sipas tyre është një informacion i pasaktë.

Gjithashtu, GJKKO ka thënë se deklaratat cënojnë rëndë imazhin dhe theksojnë se në asnjë rast nuk ka pasur ndërhyrje lidhur me funkisonin e gjykatëses Iliriana Olldashi dhe nuk e kanë kërcënuar atë.

Reagimi i Apelit të GJKKO

"Me synimin e përgënjeshtrimit të informacionit të pasaktë, të publikuar në datën 13.02.2025 dhe të cituar në media të ndryshme edhe më datë 14.02.2025, të cilat dëmtojnë imazhin e paanësisë dhe drejtësisë së gjyqtarit, dhe, në rastet më të rënda, të vetë funksionit gjyqësor, Shërbimi për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bën me dije publikun dhe median se, në asnjë rast nuk ka patur dhe nuk ka ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të papërshtatshëm lidhur me funksionin e gjyqtares së kësaj Gjykate, magjistrate Iliriana Olldashi.

Njoftimi i mësipërm përcillet në dijeninë e publikut dhe medias në garantim të ruajtjes dhe forcimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë si dhe, në përputhje me parimet e korrektesës, vetëpërmbajtjes dhe maturisë së gjyqtarit, të përcaktuara në pikën 5, të nenit 3, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Kujtojmë që ditën e djeshme Këlliçi ka deklaruar i sigurt se ndaj gjyqtares Olldashi kanë filluar mesazhet kërcënuese, për favorizimin e Erion Veliaj.

“Burimet tona informale na vënë në dijeni se ndaj gjyqtares Olldashi kanë filluar mesazhet, si joshëse ashtu edhe kërcënuese, për të favorizuar Erion Veliajn dhe grupin e tij kriminal dhe për të anashkaluar ligjin, siç është bërë shumë herë për megaaferat e këtij të fundit, përfshi Inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe aferën kriminale 5D”, ka thënë ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese