Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këlliçi për akuzën ndaj Berishës: Mesazh për të thënë se PD e ka të pamundur të vijë në pushtet

Shkruar nga Newsbomb
Këlliçi për akuzën ndaj Berishës: Mesazh për
Belind Kellici

Ish-deputeti demokrat dhe drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi kjo e fundit i komunikoi këtë të mërkurë akuzën ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me dosjen “Partizani”.

I ftuar në A2CNN Këlliçi tha se pritej kjo lëvizje para zgjedhjeve dhe u bë me qëllim për të “turbulluar” opinionin publik dhe për të dhënë mesazhit se Partise Demokratike e ka të pamundur të vijë në pushtet në këto kushte.

“Ky standard aplikohet mbi një ish-kryeministër, liderin e opozitës. Të mbash të izoluar për 254 ditë kreun e opozitës është kurajo e madhe. Pritej kjo manovër para zgjedhjeve. U bë për të turbulluar opinionin për të dhënë një mesazh se PD e ka të pamundur në këto kushte. Por ne jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund nevojës së shqiptarëve për ndryshim”, tha Këlliçi, teksa më tej iu referua kreut të SPAK, Altin Dumanit, “drejtues politik të PS për drejtësinë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese