Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këlliçi paralajmëron: Javën tjetër sërish protestë para Bashkisë

Shkruar nga Newsbomb

Këlliçi paralajmëron: Javën tjetër sërish

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka paralajmëruar sërish për protestë javën e ardhshme, ndërsa nuk kanë kaluar ende disa orë nga protesta e dytë e mbajtur sot para Bashkisë Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ai falenderon qytetarët që morën pjesë si dhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, ndërkohë që shton se opozita do të protestojë deri në largimin e kryetarit aktual të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

“Javën tjetër shihemi në protestën e rradhës. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn”,- shkruan Belind Këlliçi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Kujtojmë që kjo do të jetë protesta e tretë në radhë që do zhvillohet para bashkisë së Tiranës, e thirrur nga opozita në bashkëpunim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Protesta vjen pas masave të sigurisë të vendosura nga SPAK ndaj disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për “shpërdorim detyre”, lidhur me dosjen “5D”.

Ndërkohë, në këto protesta kanë qenë të pranishëm disa figura kryesore të opozitës si kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputeti demokrat Flamur Noka, ish-deputeti Klevis Balliu, kreu i këshilltarëve të Rithemelimit në Bashki, Ilir Alimehmeti dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese