Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këlliçi nxjerr faktet dhe flet për përplasje të egër mes Kryeministrisë e Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Këlliçi nxjerr faktet dhe flet për përplasje të
Politikani Belind Kelliçi

Politikani demokrat Belind Këlliçi, një nga njerëzit që ka denoncuar aferat dhe korrupsionin galopant Bashkinë e Tiranës, ka reaguar pas arrestimeve të fundit nga Prokuroria e Posaçme. Ai thotë se prangosja e drejtorëve të kompanisë "5D" është vetëm maja e ajsbergut.

"Arrestimet dhe masat e sigurisë të dhëna ditën e djeshme për 5 drejtorët e bashkisë Tiranë, përkatësisht famozi Mariglen Qato, Redjan Molla, Enton Punavija, Eglantina Zëre dhe Deborah Keçi, janë maja e ajsbergut dhe një formë e Erion Velisë për të goditur bashkëpunëtorët në krim dhe për të shpëtuar lëkuren e tij.

I kujtoj SPAK-ut se brenda kallëzimeve të mia për bashkinë Tiranë, gjenden emrat e drejtorëve të tjerë famozë të bashkisë, përkatësisht: Elton Kacidhja, Elvin Tivari, Herion Rrapaj, Ermal Kapllanaj, Arben Maloku dhe Alban Dokushi, drejtori famoz i zhdukjes së pronave publike në bashki, i lidhur ngushtësisht me ndërtuesin po aq famoz të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, Armand Lilon", u shpreh Këlliçi.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike flet po ashtu dhe për një përplasje të egër mes Kryeministrisë dhe Bashkisë Tiranës. Këtë, ai e lidh me lajmin që doli në mesditë për vëllain e kryeministrit dhe arrestimet e pasdites në Bashkinë e Tiranës.

"Në 24 orët e fundit, jeni bërë dëshmitarë të një përplasje të egër mes dy organizatave kriminale më të mëdhaja në vend, organizata kriminale e kryeministrisë dhe ajo e bashkisë Tiranë.

Menjëherë pasi banda mediatike e bashkisë nisi të pomponte lajmin e denoncimit të përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, Edi Rama u kundërpërgjigj me një rrufe ‘5D’ mbi Bashkinë Tiranë", vijon Belind Këlliçi.

Të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë të burgosur deri më tani dhe të tjerët që janë në pritje të një urdhër-arresti, sipas Këlliçit, në zgjedhjet vendore të 14 Majit përmes terrorit, shantazhit, presionit të hapur kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Tiranës.

"Erion Veliaj, edhe këto llogari offshore ku prestanomet e tu kanë transferuar paratë, do të bëhen publike shumë shpejt. Ti si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, do të përgjigjesh personalisht për këtë aferë.

Garantojmë qytetarët shqiptarë, se koha e opozitës së shitur ka marrë fund. Por mbi të gjitha, koha e dy organizatave kriminale në vend, asaj në kryeministri dhe asaj në bashkinë Tiranë, po ashtu ka marrë fund", vijon deklarata e politikanit Belind Këlliçi.

 DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI

Të nderuar qytetarë,

Në 24 orët e fundit, jeni bërë dëshmitarë të një përplasje të egër mes dy organizatave kriminale më të mëdhaja në vend, organizata kriminale e kryeministrisë dhe ajo e bashkisë Tiranë.

Menjëherë pasi banda mediatike e bashkisë nisi të pomponte lajmin e denoncimit të përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, Edi Rama u kundërpërgjigj me një rrufe ‘5D’ mbi Bashkinë Tiranë.

Arrestimet dhe masat e sigurisë të dhëna ditën e djeshme për 5 drejtorët e bashkisë Tiranë, përkatësisht famozi Mariglen Qato, Redjan Molla, Enton Punavija, Eglantina Zëre dhe Deborah Keçi, janë maja e ajsbergut dhe një formë e Erion Velisë për të goditur bashkëpunëtorët në krim dhe për të shpëtuar lëkuren e tij.

I kujtoj SPAK-ut se brenda kallëzimeve të mia për bashkinë Tiranë, gjenden emrat e drejtorëve të tjerë famozë të bashkisë, përkatësisht: Elton Kacidhja, Elvin Tivari, Herion Rrapaj, Ermal Kapllanaj, Arben Maloku dhe Alban Dokushi, drejtori famoz i zhdukjes së pronave publike në bashki, i lidhur ngushtësisht me ndërtuesin po aq famoz të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, Armand Lilon.

Të nderuar qytetarë,

Të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë të burgosur deri më tani si dhe pjesa tjetër që është në pritje të akomodimit në qeli, janë shtabi elektoral i Erion Veliajt në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Këta individë, pa asnjë përjashtim, janë personat të cilët përmes terrorit, shantazhit, presionit të hapur, blerjes së votave me paratë e korrupsionit bashkiak, kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Tiranës.

Sa i përket arrestimit për herë të dytë të Taulant Tushës, shefi i shtabit elektoral të Erion Veliajt më 14 Maj, ndërkohë që është në qeli për çështjen e inceneratorëve, kjo është thjeshtë metoda e këtij grupi të strukturuar kriminal, për të intimiduar bashkëpunëtorët në krim për të mos folur për aferën korruptive më të madhe në historinë e shtetit shqiptar, atë të inceneratorit të Tiranës.

I them Erion Veliajt sot, se fatin tënd e ka firmosur me emrin e saj vetë zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Energjisë dhe Transportit znj. Belinda Balluku, në shkresën e datës 10 korrik, të vitit 2023, ku të fajëson ty personalisht se qëllimisht ke bllokuar Njësinë e Zbatimit të Projektit në inceneratorin e Tiranës, duke pamundësuar strukturat shtetërore për ushtrimin e kontrollit dhe monitorimit, në mënyrë që ti të zhdukje paratë e inceneratorit tënd në vende offshore.

Erion Veliaj, edhe këto llogari offshore ku prestanomet e tu kanë transferuar paratë, do të bëhen publike shumë shpejt. Ti si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, do të përgjigjesh personalisht për këtë aferë.

Garantojmë qytetarët shqiptarë, se koha e opozitës së shitur ka marrë fund. Por mbi të gjitha, koha e dy organizatave kriminale në vend, asaj në kryeministri dhe asaj në bashkinë Tiranë, po ashtu ka marrë fund.

Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja alternativë për ta çliruar vendin nga kjo bandë e korruptuar.

O sot, o kurrë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese