Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

KAS rrëzoi Celibashin për votat e Greqisë, ZBARDHET vendimi: Komisioneri shkeli Kodin Zgjedhor (DOKUMENT)

Shkruar nga Newsbomb
KAS rrëzoi Celibashin për votat e Greqisë, ZBARDHET vendimi:
KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të martën me shumicë votash pranimin e ankesës së PS dhe shpalljen të pavlefshëm të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia.

Ndërkojë, është zbardhur vendimi i KAS që rrëzoi kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi për votat e Greqisë, sipas të cilit kryekomisioneri ka uzurpuar kompetencat e tij. 

Sipas asaj që thuhet në vendim, miratimi i rregullave për procedurat e votimit, për administrimin dhe për numërimin e votave nga jashtë vendit është kompetencë ekskluzive e Rregullatorit.

"Vendimi i Komisionerit nr. 1121, datë 12.05.2025, është nxjerrë në kundërshtim me shkronjën “n” të pikës 1, të nenit 19, të Kodit Zgjedhor, sepse Komisioneri nuk mund të ushtrojë kompetenca, të cilat u janë njohur shprehimisht Rregullatorit ose KAS-it. Ky vendim është gjithashtu në kundërshtim me shkronjën “dh” të pikës 1, të nenit 20, të Kodit Zgjedhor, sepse miratimi i rregullave për procedurat e votimit, për administrimin dhe për numërimin e votave nga jashtë vendit është kompetencë ekskluzive e Rregullatorit.

Kodi ka ngarkuar Rregullatorin me kompetencën për nxjerrjen e akteve me karakter normativ dhe, për këtë qëllim, i ka dhënë atij edhe një instrument të posaçëm pushteti, të cilin nuk e kanë organet e tjera drejtuese të KQZ-së. Vendimet e Rregullatorit merren, si rregull, kur pro tyre votojnë së paku katër anëtarë. Aktet normative, sipas Kodit, janë akte që duhet të gëzojnë konsensus të lartë. Nxjerrja e akteve me karakter normativ drejtpërdrejt nga Komisioneri jo vetëm bie ndesh me një kompetencë të shprehur ligjërisht, por, për më tepër, godet pikërisht këtë pushtet të posaçëm ligjor që i është dhënë Rregullatorit dhe akteve të tij.” thuhet nder te tjera ne vendim.

KAS rrëzoi Celibashin për votat e Greqisë, ZBARDHET vendimi:
Dokumenti
KAS rrëzoi Celibashin për votat e Greqisë, ZBARDHET vendimi:
Dokumenti

Vendimi i Celibashit zhbllokoi procesin e numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik dhe anëtarët e grupeve të numërimit po ndanin më vete në një kuti të re, votat e emigrantëve që jetojnë në Greqi. Por pas këtij vendimi, procesi rrezikon të bllokohet sërish.

Vendimi i Celibashit u ankua menjëherë nga Partia Socialiste, e cila kërkoi që vendimi të shfuqizohej si “absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë shpalljes së vendimit, KAS njoftoi se kishte pranuar kërkesës e PS-së dhe kishte konstatuar “pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese