Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimin pasuror për disa politikanë.
Ai u shpreh se politikanë të ndryshëm janë thirrur në SPAK për çështje të hetimit pasuror. Politikanë të cilët paso kanë dalë nga institucioni për gazetarët janë shprehur se janë marrë në pyetje si persona që kanë një dijeni për një çështje.
“Takimi me gazetarët edhe taktikë për të sheshuar disa gjëra por edhe për të matur pulsin e medias. Më shumë foli me ato që nuk tha. Nuk foli për kontrollin e pasurisë për politikanëve tanë. Thirren gjoja për një çështje, por janë në hetim pasuror. E bëjnë në vazhdimësi. Nuk është se janë politikanë që kemi dyshuar, por të dorës së dytë.
Për Ahmetajn nuk ka thënë ndonjë gjë të re. Çështje të tjera, gjatë verës priten zhvillime. Pritet një tjetër arrestim i madh nga SPAK. Diçka që kam vënë re, e ka ngritur me kohë Z.Dumani, ka probleme me burimet njerëzore sidomos me stafin hetues të BKH-së”, u shpreh Karamuço për “Top Story”.