Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kaosi dhe djegia e karrigeve në Kuvend, Policia e Tiranës nis hetimet për 23 deputetë

Shkruar nga Newsbomb
Kaosi dhe djegia e karrigeve në Kuvend, Policia e Tiranës nis hetimet
Karriget e kuvedit në flakë- credits Isa Myzyraj

Policia e Tiranës ka nisur hetime për 23 deputetë të opozitës, pas tensioneve, përplasjeve dhe kaosit të zhvilluar një ditë më parë në Kuvend.

Konkretisht bëhet fjalë për deputetët Gazmend Bardhi, Flamur Noka,  Bledion Nallbati, Dhurata Çupi, Flamur Hoxha, Xhelal Mëziu, Lefter Gështënja, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Luan Baçi, Lodovik Hasani, Asllan Dogjani, Edi Paloka,  Erisa Xhixho, Saimir Korreshi, Edmond Spaho, Kasem Mahmutaj, Vangjel Dule, Monika Kryemadhi dhe Isuf Çela.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ësht vënë nën hetim për goditje për shkak të detyrës. Deputeti Flamur Noka është vënë nën hetim për shkatërrim të pronës me zjarr e goditje për shkak të detyrës. Deputeti Bledion Nallbati është vënë nën hetim për shkatërrim të pronës me zjarr, ndërsa 20 deputetë të tjerë janë nën hetim për shkatërrim të pronës.

Kujtojmë që deputëtët demokratë, hodhën sende të forta drejt kryetares së Kuvendit, ndërsa më pas i kanë vendosur edhe zjarrin karrigeve të Kuvendit jashtë seancës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë - Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

- Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

- Gazmend Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

- Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

- Dhurata Çupi, 51 vjeçe, 
- Flamur Hoxha, 56 vjeç,
- Xhelal Mëziu., 57 vjeç,
- Lefter Gështënja., 52 vjeç, 
- Agron Gjekmarkaj, 50 vje
- Ina Zhupa, 37 vjeçe, 
- Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, 
- Dashnor Sula, 59 vjeç, 
- Luan Baçi, 61 vjeç, 
- Lodovik Hasani, 57 vjeç, 
- Asllan Dogjani, 57 vjeç, 
- Edi Paloka., 51 vjeç, 
- Erisa Xhixho., 39 vjeçe, 
- Saimir Korreshi, 40 vjeçe, 
- Edmond Spaho, 66 vjeç, 
- Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, 
- Vangjel Dule , 56 vjeç, 
- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;
- Isuf Çela, 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese