Hapësire reklamuese

Politikë

Kandidat i opozitës, kush është Petro Gjikuria, njeriu i lobistit anti-shqiptar Nikolas Geixh

Shkruar nga Newsbomb
Kandidat i opozitës, kush është Petro Gjikuria, njeriu i lobistit
FotoMontazh/ Petro Gjikuria

Zgjedhjet në Himarë mbeten kryefjalë e diskutimit në media prej disa ditësh. Tashmë janë bërë me dije dhe dy kandiatët që do të “luftojnë” për drejtimin e Bashkisë së Himarës.

Vangjel Tavo është kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Himarës, i cili në këtë garë do të ketë përballë kandidatin e opozitës, Petro Gjikuria.

Petro Gjikuria është një shtetas shqiptaro-amerikan. Ai prej disa vitesh ka jetuar në Uashington dhe është pjesë e “Federatës Panepirote të Amerikës”. 

Kjo federatë nuk është gjë tjetër, veçse lobi grek në SHBA dhe drejtohet nga i famshmi Nikolas Geixh. Për shumëkënd ai njihet si antishqiptar.

Geixh është i njohur për qëndrimet e tij për Himarën, të cilën e quan zonë greke, dhe përpjekjet e tij për autonomi nuk kanë qenë thuajse asnjëherë të fshehta. Lufta e tre dekadave për Vorio-Epirin e kanë çuar në përplasje të forta me shtetin shqiptar. Derisa presidenti i asaj kohe, Sali Berisha e shpalli atë person “non grata” në vitin 1994. Por Geixh i përmirësoi marrëdhëniet me Berishën në vitin 2002, duke i përkeqësuar respektivisht me qeverinë Nano.

Gjikuria njihet nga mediat edhe si një nga mbështetësit e zjarrtë të çështjes Beleri. Ai më herët ka deklaruar se lufton për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Vetëm pak minuta më parë PBDNJ ka zyrtarizuar dhe emrin Petro Gjiknurisë për zgjedhjet për Bashkinë e Himarës që do të zhvillohen më 4 gusht.

Në njoftim thuhet se Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “OMONOIA” pas  konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion, u propozoi Partive Politike opozitare aleate që në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Himarës të mbështesim kandidaturën e Petro Gjikuria.

Të gjithë kanë rënë dakord dhe Gjikuria do të kandidojë përballë Vangjel Tavos së PS për bashkinë e Himarës.

Kujtojmë që zgjedhjet në Himarë, vijnë pothuajse pas një viti “trazirash”, ku kryebashkiaku i zgjidhur i Himarës Fredi Beleri u arrestua dhe dënua me 2 vite për shitblereje votash.

Po ashtu kryebashkiau në detyrë, Jorgo Goro u arrestua se akuzohej për tjetërsim pronash.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese