
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat italiane në lidhje me kampin në Gjadër që duhet të ishte gati më 20 maj, datë kjo e pëcaktuar për të pritur emigrnatët e parë që do kapeshin në det nga autoritetet italiane.
Në lidhje me këtë për “La Repubblica”, Rama tha se nuk është një çështje që ka ngecur nga ana e Shqipërisë, por një çështje që i përket shtetit të Italisë.
Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria ka një marrëveshje dhe se i ka ofruar Italisë disponueshmërinë e tokës, por asgjë më shumë.
“Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë”, u shpreh Rama.
Ai ndër të tjera tha se qendra për pritjen e emigrantëve do të jetë gati për disa muaj, teksa tha se pritet që Italia të ketë disa problematika sa i takon procedurave dhe menaxhimit të emigrantëve.
"Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë! Por problemi do të jetë funksionimi i tij! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhoni 3000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?", tha keu i qeverisë.
