Hapësire reklamuese


Politikë

"Ka struktura të organizuara", Klodiana Lala për krimet elektorale: Kandidatët po hedhin miliona për të blerë vota

Shkruar nga Newsbomb
"Ka struktura të organizuara", Klodiana Lala për krimet
Foto ilustruese

Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar këtë mbrëmje në emisionin "Të Paekspozuarit" se kandidatët për deputetë po shpërndajnë miliona lekë për të blerë votat dhe se janë krijuar struktura të organizuara për të vjedhur vota.

Klodiana Lala komentoi edhe rastin e 38-vjeçarit në Lushnjë i cili u denoncua nga një qytetar se i ka marrë mjetin e identifikimit dhe i ka premtuar 500 euro për të votuar Partinë Demokratike.

“Është një qytetar që ka shkuar në polici dhe ka thënë se Martin Leka më ka marrë ID dhe i ka premtuar 500 euro për të votuar për PD-në. Policia e ka gjetur ID-në në banesën e Lekës dhe e ka arrestuar.

Krimi zgjedhor është shumë i madh dhe duhet të jetë fokus i prokurorisë. Përdorimi i fushatës, miliona euro që investohen në fushatë, milionat që investohen për takimet me diasporën nga shumica dhe opozita, ndikimi i krimit të organizuar në sistemin elektoral.

Rasti tipik është kur administrata vihet nën presion me legalizime, me vendet e punës. Janë milionat që shpenzojnë kandidatët për deputetë për të blerë votat e tyre. Nuk duhet të kapin qytetarin. Ai le të vuajë dënimin, por ka struktura të organizuara që bëjnë blerjen e votave, përmes presionit, premtimeve, shpërndarjen e parave. Nuk është ky personazhi.

Krimi zgjedhor duhet ndëshkuar, por dy rastet tipike është në dy dosjet 339 dhe 184 që u mbyllën. Drejtësia dështoi në këto raste. Maxhoranca kishte krijuar një strukturë solide dhe të mirëorganizuar për të vjedhur vota.

Në Shqipëri tani po del krimi i organizuar. Në Elbasan po rrihen shtabet elektorale të maxhorancës për votat e një vajze pa kontribute dhe e denoncoi edhe z. Berisha. Elbasani, Fier, Durrësi, Shkodra, Vlora, Tirana janë qarqet kryesore gjatë fushatës ku krimi i organizuar është prezent gjatë fushatës.”- tha Lala.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese