Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ka shkelur masën e sigurisë”, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës, ish-kryeministri mbetet i izoluar në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
“Ka shkelur masën e sigurisë”, GJKKO rrëzon
FotoArkiv/ Ish-kryeministri Sali Berisha në SPAK

Gjykate e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndëri të tij, Jamarbër Malltezi për të hequr masën “arrest shtëpie”.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën pasi në seancë kanë qenë të pranishëm dhe prokurorët e SPAK, të cilët kanë paraqitur fakte se Berisha ka shkelur masën e "arrestit në shtëpi”, pasi ka dhënë intervista si dhe ka futur në banesë mjete teknike për komunikim.

Ata janë shprehur se për shkak se Berisha nuk ka respektuar masën e sigurisë, masa nuk mund të ndryshojë.

Në lidhje me këtë ka folur edhe avokati i Berishës, i cili tha se çfarëdo kërkesë që të paraqesin rrëzohet menjëherë. Ndërsa në lidhje me shkeljen e masës së sigurisë, Genc Gjokutaj tha se ai nuk ka dalë nga banesa që më 30 dhjetor.

Ka që në 30 dhjetor pa dalë nga  shtëpia, këta thonë ka shkelur masën. Lajthitja është e tillë që vendimi i arrestit në shtëpi e SPAK dhe gjykatës kundër krimit të organizuar. Vendimi është i tillë që  arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e liderit të opozitës” ,tha Gjokutaj.

Kujtojmë që më herët në media është raportuar se Berisha dha një intervistë për median italiane Rai3, ndërsa më pas futi në banesë dhe ish-eurodeputetin Elmar Brok. Ndërkohë që vendimi ka qenë i qartë, që Berisha mund të takohej vetëm me famijarët e afërm.

Sali Berisha është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi ranë në pranga për të njëjtën çështje, por për ish kryeministrit nuk u mor e njëjta masë.

Shkak për këtë gjë është bërë mosha e thyer e Berishës, i cili dy muaj  më parë festoi ditëlindjen e 79-të. Si dhe pasaporta e ish-kryeministrit është bllokuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, duke i hequr atij mundësinë për t’u larguar jashtë vendit. Mirëpo ekziston mundësia që GJKKO të vendosë dhe arrest me burg, në rast se e kërkon Prokuroria, pasi pika 2 e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale thekson se në raste të veçanta, masa e sigurisë mund të ketë këtë formë shtrënguese, kur vepra penale e konsumuar ka parashikim dënimi deri në 10 vite.

Ai është një ndër zyrtarët më të lartë të shtetit për të cilin kërkohet një masë sigurimi, duke u bërë i pari ish-president i Republikës që ka hesape të hapura me drejtësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese