Hapësire reklamuese

Politikë

“Ka gjithë aleatët që i duhen”, Rama: Kosova duhet t’i tregojë targën Serbisë, të ecë para

Shkruar nga Newsbomb
“Ka gjithë aleatët që i duhen”, Rama: Kosova duhet
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës ka udhëtuar drejt Prishtinës.

Kreu i qeverisë shqiptare ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, ku gjatë fjalës së tij foli dhe për marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama tha se Kosova i ka të gjitha mundësitë dhe se nuk duhet të humbë kohë duke vrapuar pas vetes.

“Serbia mund të mos dojë kurrë t’i qaset idesë se duhet të njohë Kosovën. Por kjo nuk duhet të pengojë Kosovën që të vazhdojë përpjekjet për të qenë një shtet model. Kjo gjë nuk është fantazi, por e arritshme. Kjo do e nxirrte Kosovën nga kurthi që Serbia e ka futur. Në një farë mënyrë është futur nga shfrytëzimi i politikës së jashtme. Ne jemi një popull i vogël, kemi dy shtete të vogla.

Nuk jemi kërthiza e botës, dhe sa herë kemi menduar që jemi kërthiza e gotës e kemi pësuar keq. Sa herë e kemi kuptuar që duhet te jemi ‘trim i mirë me shokë shumë’, aq herë ne ia kemi dalë të bëjmë gjënë e duhur. Në këtë sens mund të them që Kosova i ka të gjithnjë mundësitë dhe nuk ka pse humb kohë duke vrapuar rreth vetes së vetë. Ka gjithë aleatët që i duhet, resurset, njerëzit, talentet. ‘Duhet t’i tregojë targën Serbisë dhe të ecë para. Mund të mbahet i lidhur fati i Kosovës.”, u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese