Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij për të diskutuar çështjen e buxhetit, nuk ka lënë pa ironizuar opozitën përsa i përket llogarive matematikore duke iu përmendur atyre Lulzim Bashën.
Teksa Balla thotë se buxheti i 2025 është më i madhi i paraqitur në Kuvend që nga viti 1912, ai u drejtohet demokratëve duke iu kërkuar që ta dëgjojnë sepse nuk janë mirë me llogaritë pasi “Luli i ka lënë keq me matematikën”.
Taulant Balla: Ju ka lënë Luli me probleme në matematikë. Jemi në momentin që po diskutojmë buxhetin e vitit 2025. Buxheti që kemi sjellë në parlament është më i madhi në histori. Nga BE është thënë se negociatat mund të përfundojnë më 2027 dhe se Shqipëria po ecën drejt rrugës europiane.
Këtë e thotë Komisionerja e re për Zgjerimin. Të përmbyllim negociatat brenda 2027 dhe të shohim Shqipërinë brenda 2030 anëtare të BE-së. Të bashkohemi në procesin e integrimit europian.