Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Joshëse për shqiptarët, sfiduese për Ramën", Enkelejd Alibeaj tregon a do e krijojë partinë e re me Lulzim Bashën

Shkruar nga Newsbomb
"Joshëse për shqiptarët, sfiduese për Ramën",
Enkelejd Alibeaj

Deputeti Enkelejd Alibeaj i cili vendosi të largohej nga grupi parlamentar i PD pas vendimit të Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon Sali Berishës është i mendimit se duhet të krijojë një parti të re pasi është një detyrim që e kanë ndaj të gjithëve atyre që përgjatë 3 viteve luftë brenda Partisë Demokratike, ndoqën grupimin e tyre.

Gjatë një interviste televizive, Alibeaj tregoi se partia e re duhet të hetë "joshëse për shqiptarët dhe sfiduese për Edi Ramën."

Qasja ime është qasje politike, nga moment i gjykatës së Apelit që padrejtësisht ia dha vulën dhe logon, Berishës, i vendosi një pritë dhe kufi përpjekjes sonë të përbashkët për të mos e lënë në duart e Berishizmit PD.

Unë kam mbajtur një qëndrim, do duhet ta vazhdojmë atë që quhet luftë apo betejë, dhe qëndrimi ynë në këto 3 vite, ka qenë do duhet të kemi një ofertë të re politike që të jetë joshëse ndaj shqiptarëve, sfiduese ndaj Ramës u largova nga grupi parlamentar i Sali Berishës dhe këto akte do doja që dhe kolegë të tjerë të mund t’i bënin.

Nuk i imponoj qëndrimin tim askujt. Lëvizje politike me të gjithë ata që kemi mbajtur këtë qëndrim për 3 vite, për të mos i lënë ata pa një pikë referencë dhe për të krijuar një ofertë të re politike dhe elektorale”, tha ai.

Mirëpo, në këtë betejë duket se është edhe kundër Lulzim Bashës. Ndonëse nuk e artikuloi qartë, ai tha se është kundër “kryetarokracisë”, apo të individëve që mendojnë se “partia jam unë, e unë jam partia”. Mirëpo, nuk nguroi që të kishte një ftesë për të gjithë ata që ishin bashkë në betejën kundër Berishizmit.

Unë distancohem nga praktikat dhe emrat konkret, sot unë Basha, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri jemi thirrur për të bërë sakrificë, kemi këtë këto 3 vite, jemi sulmuar fizikisht e verbalisht, çdo individ që në mendjen e vetë e ka në mendje partia jam unë dhe unë jam partia, me mua nuk e bashkon asgjë, prandaj unë e kam një ftesë për të gjithë kolegët e mi”, - tha Alibeaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese