Hapësire reklamuese


Politikë

Jorida Tabaku ngacmon rivalët e PS të zonës së vet elektorale: Vijnë te shtabi im dhe ankohen se po u blejnë votat (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb
Jorida Tabaku ngacmon rivalët e PS të zonës së vet
Jorida Tabaku, Olta Xhaçka, Florian Pullazi, Arben Pëllumbi dhe Andi Seferaj

Jorida Tabaku, kandidate për deputete e Shqipërisë Madhështore ka hedhur akuza ndaj tre kandidatëve të PS në njësinë e saj të cilët shkojnë në zyrat e shtabit elektoral të saj dhe ankohen se kandidatë të tjerë për deputetë të majtë janë duke blerë vota.

Në këtë mënyrë, Jorida Tabaku ka zgjedhur strategjinë që të ngacmojë kundërshtarët e vet për t'i futur në debat, në një kohë që urdhëri i Edi Ramës ka qenë se nuk do të ketë përballje kandidatësh.

E ftuar në studion e Çim Pekës në SyriTV, Tabaku tha se kandidatët socialistë kanë filluar një luftë të ashpër mes tyre.

“Ne nuk i shohim në terren. Janë kthyer portretet e kandidatëve socialistë në fletëpalosje të lëna poshtë dyerve. Ne po na ndodh një fenomen. Deputetë te PS të listës së hapur vijnë në shtabet tona dhe po na thonë se x deputet i listës së hapur vijnë dhe blejnë vota.

Y- deputet i listës së hapur…pra ka filluar një luftë e brendshme mes tyre dhe përpiqen me këto makinacione për të rekuperuar këtë gjënë që mungon nga përballja programore.

Unë jam në një zonë elektorale ku kam tre kandidatë për deputetë përballë dhe vijnë e ankohen te unë që X deputet është duke blerë vota tek të majtët.”-tha ajo, duke lënë të çuditur edhe vetë drejtuesin e emisionit Çim Peka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese