Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se organet e drejtësisë duhet të nisin hetimet për veprimet e ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Korçës, për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 42 vjeçari Egli Progaj.
"Nuk kam ndërmend të hyjë fare detajeve në imtësi, koha dhe besoj hetimi i prokurorisë, KLP dhe ILD duhet ta zbulojnë. Madje duke i shkuar edhe më tej dëshmive dhe deklaratave kontradiktore të institucioneve shtetërore në lidhje me ngjarjen më shumë se sa një dëshmi e propagandës së dështuar tregon një shtet jo serioz dhe një bashkëpunim për të fshehur ngjarjen", shkruan ajo.
Deputetja opozitare nuk kursen as akuzat ndaj Policisë së Shtetit, kur thotë se jo në pak raste ajo ka qenë e gatshme të mbulojë gabimet e saj.
"Madje e djeshmja ka treguar që policia jo rrallë ka qenë më e gatshme të mbulojë gabimet e saj se sa të zbardhë të vërtetën. Prandaj jo kushdo reagon në emër të pushtetit edhe pse ka plot politikanë që fshihen si struci për ta ruajtur atë", vijon Jorida Tabaku.