Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Jo sterilizim, por rruajtje", Braçe shpërthen ndaj deputetëve demokratë: Ju na keni lënë këtë model shkatërrimi

Shkruar nga Newsbomb

"Jo sterilizim, por rruajtje", Braçe shpërthen ndaj

Në Kuvend po diskutohet projektligji për zgjatjen afatit të ligjit për investimet strategjike.

Në fjalën e tij deputeti i PS, Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat ndaj kolegëve të tij demokratë, duke i fajësuar për modelin që la pas qeveria Berisha, për dhënien e koncesioneve. Braçe me nota ironie tha se në atë kohë nuk bëhej fjalë për sterilizim por për rruajtje, që i merr të gjitha dhe nuk i kthen më.

Nga gjithçka që dëgjova për 4 orë me radhë më duhet të them, kjo sallë por edhe jashtë kësaj salle ka memorie. Dikur në datën 20 dhjetor 2012, Berisha dhe unë modestisht kemi konsumuar një interpelancë për këtë këtë temë për koncesimin e pasurimeve publike. Isha i frymëzuar në atë kohë, një temë e re nuk e njihnim, gjetëm mundësinë të mësohem. Sapo kisha lexuar librin e e ideologes Argita Malltezi. 

E mbaj librin e Argita Malltezit në librari, si kontribut themelor në këtë ideologji. Berisha pasi u njoh me librin e kësaj zonje, e humbi durimin ik prej kthej tha. Ishin dhënë 290 kontrata për të ndërtuar hidrocentrale në çdo rrëke uji. Në 1 mijë faqe letra që ishin këtu, kishte një problem të madh, ishte një shoqja ime deputete, kishte marrë letrat për koncesion, Kardhiq 1, Kardhiq 2, Kardhiq 3, Kardhiq 4. Nuk e kuptoja pse kjo zonja rrinte mbi Kardhiq.

Ato mbi Kardhiq nuk janë më por ka më shumë se kaq. Një shoqja ime deputete i kishte përlarë dhe ato. Nafta e gjitha ishte koncensionuar, çdo vinç ishte bërë koncesion. Deputetët e Durrësit duhet ta dinë këtë.  Modeli ishte ky, ore e mbani mend që familja kishte vajtur në Porto Romano dhe i blinte me lek në dorë pronat. E mban mend këtë Damian. Të dalësh tani kundër Portit të Durrësit. Ja bën mu e gjitha, nuk mjaftoi kaq, pati dhe një proces tjetër, u shit OSSH, vazhdon të hetohet dhe nuk ka përgjigje. E dinë ata atje, janë shitur 4 hidrocentrale. Ishte sektori publik, u shitën me vlerën e TVSH të pa rikthyer. Nuk ishin vetëm këto, e mbani mend armon që u shit në Teksas.

Rezart Taçi blinte ca piktura, jep paratë e shto paratë. Po prap doli një amerikan tjetër që ishte Rezart Taçi. Pasi i themi të gjitha këto, e kuptoni që forma e konsensionit mund të quhet edhe sterilizim. Shitja është rruajtje, merri të gjitha dhe nuk i kthen dot më. Kjo ka ndodhur në atë kohë. Besoj se interesi publik mund të mbrohet shumë mirë duke operuar me pronë publikë. Të djathtët na keni dhënë edhe këtë model, ka mbetur nëpër ligje…Për të shkatërruar pronën publike dhe për t’i dhënë privatit. Ka edhe parashkrim për korrupsionin, e kanë bërë juristët dhe ka që ç’ke me të, por kur s’ta do qejfi ty nuk ka. Për ta mbyllur, ka ardhur koha të mendojmë përtej hidrocentraleve, të mendojmë për ujin. Element kyç për sektorin më të gjerë ekonomik të vendit që është bujqësia”-tha Braçe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese