Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Jeta e Arben Ahmetaj dhe familjes në rrezik?! Ish-ministri socialist thirrje shtetit: Të merren masa dhe në Zvicër, nëse vritet mund të...

Shkruar nga Newsbomb
Jeta e Arben Ahmetaj dhe familjes në rrezik?! Ish-ministri socialist
Politikani i larte socialist Arben Ahmetaj

Ish-ministri socialist Arben Malaj, i ka bërë thirrje shtetit shqiptar që të marrë masa për të mbrojtur jetën e Arben Ahmetaj. Politikani i majtë që ka shërbyer edhe si zëvendëskryeministër i Shqipërisë, është arratisur dhe aktualisht ka marrë azil në Zvicër.

Në dy dalje televizive, Ahmetaj është shprehur publikisht se jeta e tij dhe e familjes është në rrezik, pasi personazhe të ndryshëm të fryëzuar nga lidershipi i Tiranës, e kanë kërcënuar dhe në Zvicër.

"Unë kam folur kur të tjerët heshtnin. Ai ka punuar me mua dhe nuk më takon të flas", është shprehur kolegu socialist Arben Malaj, duke shtuar se mesazhi i tij i vetëm për Ahmetaj është që shteti shqiptar të bashkëpunojë me strukturat policore për t'i siguruar atij dhe familjes jetën.

"I vetmi mesazh që kam është se nëse Ahmetajt i rrezikohet familja apo jeta e tij, shteti shqiptar duhet të marrë maksimumin e bashkëpunimit edhe me struktura policore në Zvicër që ne të mos damkosemi me ndonjë krim që bëhet ndaj një ish-politikani, qoftë edhe jashtë Shqipërisë", ka thënë ish-ministri socialist.

Më tej, Arben Malaj thekson se Prokuroria e Posaçme duhet mbështetur maksimalisht nga të gjithë dhe politikët duhet të qëndrojnë sa më larg saj.

"SPAK duhet mbështetur maksimalisht dhe politikanët të qëndrojnë sa më larg tensionimeve me drejtësinë e re. Çdo lider politik, duhet të kuptojë agresiviteti akuzues ndaj strukturave të SPAK, e në mënyrë të veçantë ndaj Altin Dumanit, vetëm e përligj fajësinë e tyre dhe nuk i ndihmon", vijon reagimi i tij.

Lexoni komentin e plotë të ish-ministrit Arben Malaj:

Miredita po e filloj me mesazhin e fundit, mesazhin per Ahmetaj.

Kam folur kur të tjerët heshtnin. Ja kam thene shqetesimet e mia dhe shqetesimet publike  Tani duhet te hesht per tu lene radhen atyre qe mezi presin te flasin .

Demokracia jone eshte e demtuar rende nga ata qe heshtin kur duhet te flasin dhe flasin kur duhet te heshtin.

Aq me rende demtohet demokracia sidomos kur ne te dy rastet kur ata  flasin kur duhet te heshtin edhe kur heshtin kur duhet te flasin  ata sherbejne vetem si manikina.

I vetmi mesazh që kam është se nëse Ahmetajt i rrezikohet familja apo jeta familjes se tij (qe paguajne pa drejtesisht nje kosto te rende) ne Shqiperi dhe jashte Shqiperise,   shteti shqiptar duhet të synoj maksimumin e bashkëpunimit edhe me struktura policore në Shqiperi dhe ne Zvicër per te siguruar jeten e familjes se tij dhe te tij personalisht,   që ne të mos damkosemi me ndonjë krim që bëhet ndaj një ish-politikani te nivelit te larte,  qoftë edhe jashtë Shqipërisë.

SPAK duhet mbështetur maksimalisht dhe politikanët të qëndrojnë sa më larg tensionimeve me drejtësinë e re.

Cdo një lider politik, duhet të kuptojë agresiviteti akuzues ndaj strukturave të SPAK, e në mënyrë të veçantë ndaj Altin Dumanit, vetëm e përligj fajësinë e tyre dhe nuk i ndihmon.

SPAK, e ka të gjithë autoritetin ligjor dhe profesional, që të qëndrojë larg presioneve mediatike dhe të zbatoj parimin bazë që para ligjit janë të gjithë të barabartë pavarësisht statusit të tyre politike e shoqëror.

Kriminaliteti i i fuqizuar nga mbeshtetje politike ne cdo kohe,  eshte plaga dhe sfida me rende e crronjosjes se kesaj simbioze midis politikes dhe ekrimit.

Nuk eshte fenomen i ri dhe nuk mund te zhduket lehte, por duhet luftuar per ti hequr krimit thonjet e ngulur nepermjet politikaneve te korruoptuar apo te vetshitur,  ne trupin e  dobitur te vujtur dhe te varfer te Shqperise.

Prandaj  SPAK duhet mbështetur maksimalisht.

Politikanët të qëndrojnë sa më larg tensionimeve me SPAK, e cila është një strukturë e krijuar dhe e mbështetur nga partnerë euro- strategjik   dhe është përballë një pune shumë të vështirë sepse përhapja e kriminalitetit si në krim, në vjedhje, në korrupsion, duket se është aq masive sa dhe atyre do iu duhet të përzgjedhin rastet më tipike, sesa të arrijnë të hetojnë në kohë të gjitha çështjet që paraqiten para tyre. Hetimet duhet të jenë pikërisht aty ku ka patur korrupsion dhe kapje te shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese