Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Jeni dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit", Rama thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 Majit: Mos e lini për në moment të fundit

Shkruar nga Newsbomb
"Jeni dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit",
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Në podkastin e tij "Flasim", Rama foli për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parlamentare.

Kreu i qeverisë ka veçuar emigrantët e Greqisë dhe Italia, të cilët sipas tij janë dëshmitarë të ndryshimeve dhe mbi të gjitha reputacionit të vendin tonë. 

Rama u kërkuar shqiptarëve të diasporës që të mos e lënë regjistrimin për në momentin e fundit, pasi mund të ketë mbingarkesë në sistem. Në fund, iu kujton atyre se votimi është falas, pasi do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

“Data e fundit e regjistrimit është katër marsi, kush dëshiron, duhet të nxitojë të regjistrohet. Dhe mirë është që të regjistrohet. Shqiptarët e Greqisë dhe Italisë janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, mbi të gjitha janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit të vendit. Mjafton të shkoni në platformën e KQZ-së, kërkon pak durim, duhet bërë kujdes, por nuk është i vështirë. Mund të regjistrohen dhe ata me ID të skaduara. Votimi është falas, do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Vota do të hidhet në postë, e parapaguar. Është hera e parë, është historike. Mos e lini për në momentin e fundit, sepse mund të ketë mbingarkesë. Posta kërkon kohën e vetë për t’ju sjellë votën dhe më pas për ta kthyer prapë këtu”, u shpreh kryeministri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese