Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama ka vlerësuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane.
Gjatë fjalës së tij, Macron tha se Franca është impresionuar nga reformat që janë ndërmarrë nga Shqipëria, teksa ritheksoi edhe njëherë qëndrimin që vendi i tij do të vijojë të mbajë krah Shqipërisë.
“Sa e admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, për ndjenjat shumë të thella europiane. Do thoja ndoshta edhe më shumë se europiane. Ne i kushtojmë rendësi kësaj, jeni ju, jemi ne, marr janë të veçanta dhe kjo falë punës së përbashkët”, tha Macron ndër të tjera.
Ndër të tjera, Macron tha se së bashku me Ramën do të nënshkruajnë një marrëveshje ndërqeveritare, për menaxhimin e ujit, turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit.
Presidenti shtoi se agjencia franceze e zhvillimit do të mbështesë Shqipërinë për reformat e saj ekonomike dhe tranzicionin energjitike, nënshkrimi i një huaje prej 120 milionë për reformën mjedisore dhe një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit.
Pjesë nga fjala e Macron:
Jam shumë i lumtur zoti kryeministër që po ju pres këtu në shtëpinë tuaj. Jeni këtu Franca ju do ju dhe vendin tuaj. Ju e dini se mund të keni besim te vendosmëria ime. Siç e nënvizova para 6 muajsh në Tiranë këtu bëhet fjalë për të vepruar për Bashkimin e Europës dhe të jemi bashkë përballë sfidave.
Dialogu që kemi me njëri tjetrin dëshmojnë për dinamizmin e jashtëzakonshme ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Dua të përsëris angazhimin e Francës ne favor të integrimit e Shqipërisë. Siç e nënvizova në Tiranë, këtu bëhet fjalë vetëm për veprat për Bashkimin e Evropës për ta bërë më të fortë, në kontekstin e agresionit rus dhe përball kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta.
Që prej mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet BE dhe Shqipërisë në korrik, Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj evropiane. Jemi te impresionuar nga risia e reformave dhe kapacitetet për të përparuar. Dua të përshëndes zërin e fortë të Shqipërisë në rajon dhe në skenën ndërkombëtare. Së fundmi pritet një samit rajonal ku ftuar dhe presidentin e Ukrainës.
Ky ishte një moment i rëndësishëm për unitetin e rajonit dhe mbështetjes së Ukrainës. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimin i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ku zëri juaj është i çmuar. Shkëmbimet tona do të vijojnë për të përforcuar marrëdhënien tonë, ku pas pak do të nënshkruajmë një marrëveshje nder qeveritare që do të jap një impuls të ri në bashkëpunimin tonë.
Sot mbasdite ju do të shkoni në Këshillin F për nënshkrimin e një marrëveshje. Agjencia franceze e zhvillimit do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e saj ekonomike dhe tranzicionin energjitik dhe nënshkrimi i një huaje prej 120 milionë hua për reformën mjedisore dhe një memorandum bashkëpunim me ministrinë e mjedisit do të lejojmë të kapërcejmë këto etapa dhe më shumë se ato që kemi nisur para 6 muajve me sipërmarrësit që kishin ardhur me mua në Tiranë.